Ka përfunduar hartimi i projektit për ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit me qëllim hapjen për trafikun e mjeteve me peshë deri në 3.5 tonë.
Projekti është hartuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës. ARRSH brenda kësaj jave do të mbyllë edhe fazën e përgatitjes së procedurës së përshpejtuar për tenderim.
‘Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, përfunduan në një kohë të shkurtër hartimin e projektit për ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit, me qëllim hapjen sa më parë për trafikun e mjeteve me peshë deri në 3.5 T. ARRSH brenda kësaj jave do të mbyllë edhe fazën e përgatitjes së procedurës së përshpejtuar për tenderim’, thuhet në njoftim.
Ura e Milotit mbi lumin Mat, me një gjatësi prej 788 metrash, u mbyll gjatë muajit të kaluar pasi paraqet rrezik serioz për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit, si pasojë e dëmtimeve në themelet mbështetëse, erozionit të theksuar në bazament dhe gërryerjeve në të gjithë shtratin lumor.
Komente
