Politikë

Harxhi në Repolitix: Kuvendi Kombëtar i PD, spastrimi i radhës i Bashës! Që nga djegia e mandateve e deri sot marrëdhëniet e tij janë ftohur me SHBA

22 Qershor 2021, 22:25| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 23:23

  • Share

PD do të mbajë më 17 korrik Kuvendin Kombëtar, që për Edith Harxhin jo vetëm është një mbledhje e nxituar, por e shikon atë si përçarjen e fundit dhe spastrimin e radhës që Lulzim Basha do të bëjë me kundërshtarët e tij në Këshillin Kombëtar që ka si kryetar Bujar Nishanin. Harxhi tha në emisionin ‘Repolitix’ se që në mbledhjen e këtij Kuvendi ku pritet të diskutohet edhe për rizgjedhja e drejtuesve të rinj të Këshillit Kombëtar, ka shkelje statutore dhe se gjithçka bëhet që Basha të fsheh përgjegjësitë e tij të humbjes më 25 prill.

“Bëhet për të bërë spastrimin e radhës të Këshillit Kombëtar. Këshilli Kombëtar ka një mandat 4-vjeçar dhe pikërisht këtu është shkelur statuti pasi po i ndërpret mandatin. Kjo bëhet vetëm për të fshehur përgjegjësinë e Bashës për humbjen e 25 prillit. Zgjedhjet e 25 prillit i ka humbur Lulzim Basha dhe ai nuk mund të fajësoj askënd, është përgjegjësi e tij. Lulzim Basha është zhdukur prej disa javësh, dhe nuk reagon më. Kuvendin Kombëtar e ka thirru për të bërë përçarjen e fundit  dhe për të bërë spastrimet e radhës. Ai do të largojë ato që kanë ende poste në PD”, tha Harxhi.

E pyetur se si janë marrëdhëniet  e SHBA me Partinë Demokratike, Edith Harxhi u shpreh se ka një ftohje Lulzim Bashës me ambasadën e SHBA-së. Ajo tha se kjo ftohje ka nisur që nga futja e Luzlim Bashës në çadër, djegia e mandateve, mospjesëmarrja në zgjedhjet e 30 qershorit e deri më sot që vijon refreni i lodhshëm i masakrës zgjedhore.

‘Drejtuesit e PD kanë një ftohje me diplomatët jo vetëm me SHBA. PD është një produkt i pastër euroatlantik dhe kjo histori e ftohjes ka nisur që nga çadra, vijon me djegien e mandatave dhe ka vazhdar me mosfutjen në zgjedhjet e 30 qershorit dhe ka vijuar gjatë gjithë kësaj periudhe me historinë e stërzgjatur të masakrës zgjedhore të 25 prillit”, tha Harxhi.

Ora 23:09
Harxhi ripyet Bashën pse nuk shkon në SHBA?

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker do të vizitojë Tiranë më 30 qershor dhe në axhendën e tij ka edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, por nuk dihet nëse ka apo jo me kreun e pozitës Luzlim Basha. Edith Harxhi tha se nëse Reeker nuk do të takonte Bashën kjo do të ishte një sinjal shumë dëmtues për PD-në.

Harxhi i bëri sërish pyetjen Bashës se pse nuk mund të shkojë dot në SHBA.

“Basha nuk shkon dot në SHBA. Ishte pasojë e përvojës time diplomatike dhe në 4 vitet e fundit Basha nuk e ka vizituar Washington dhe ka pasur ftesa të drejtpërdrejta, sipas informacioneve që unë kam Basha ka problem. Ai mund të shkojë si turist, por jo si kryetra i PD.  Besoj se Basha do të takohet me  Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker dhe duhet të takohet, nëse kjo nuk ndodh do të ishte dëmtuese për PD-në. ”, tha Harxhi.

Ora 23:08
Shkarkimi nga Kuvendi, Harxhi: Meta duhet të kishte mbajtur një staturë më të fortë të Presidentit, sidomos në marrëdhëniet me SHBA

Edith Harxhi tha se Ilir Meta duhet të kishte mbajtur një staturë më të fortë të Presidentit në disa raste dhe të mos dilte jashtë rolit të tij, sidomos në marrëdhëniet me SHBA. Ajo tha se vendim për ta shkaktuar me këtë parlament presidentin ishte i nxituar, pasi duhej pritur kuvendi i ri që do të ngrihet në shtator.

“Nuk mendoj se mazhoranca duhej të shkarkonte presidentin me kaq urgjencë, duhet të priste parlamentin e ri në shtator. Mendoj se ne disa qëndrime Meta duhet të kishte mbajtur një staturë më të fortë të Presidentit sidomos në marrëdhëniet me SHBA”, tha Harxhi.

Lidhur me ftesën e Ramës për bashkëpunim me PD, Harxhi tha se PD duhet të bashkëpunojë në çështje me interes kombëtar.

“Bashkëpunim në qeverisje nuk besoj, po bashkëpunim për çështje të interesit kombëtar duhet të ndodh. Edhe zgjedhja e presidentit është me interes kombëtar”, tha Harxhi.

Ora 22:56
Harxhi: Nëse PD nuk shkon në parlament në shtator, i vihet dryni përgjithmonë! Flet edhe për marrëdhëniet me Bashën

Edith Harxhi tha se PD duhet të shkojë patjetër në parlament në shtator dhe ka a bindjen se kjo do të ndodh. Nëse nuk shkon, tha ajo, atëherë PD do i vihet njëherë  e përgjithmonë dryni.

“Patjetër që do të shkojë në parlament, nëse nuk shkon atëherë PD-së do i vihet dryni njëherë e përgjithmonë”, tha Harxhi.

Harxhi foli edhe për marrëdhëniet e saj me Bashën duke thënë se nuk është prishur me të, por ka ndalur së foluri me personin që po kedrejton partinë duke e çuar atë në humbje të vazhdueshme.

“Unë nuk jam prishur me zotin Basha, por kam ndaluari së foluri me të pasi nuk kam çfarë të flas me një person që keqdrejton partinë, nuk kam asgjë ndaj Bashës si individ, por si drejtues humbës i PD-së”, tha Harxhi.

Ora 22:48
Zgjedhjet në PD, Harxhi: U bë një masakër e vërtetë me listat! Kam prova që kutitë janë mbushur me vota pro Bashës

Edith Harxhi tha se në zgjedhjet në PD më 13 qershor ishte bërë një masakër e vërtetë me listat e anëtarësisë, gjë të cilën ajo nuk e priste të ishte kaq e rëndë. Harxhi tha se ka prova se ka pasur shkelje tepër të rënda gjatë zgjedhjeve dhe se kutitë e votimit janë mbushur me vota pro Bashës.

Harxhi tha se fatkeqësisht PD është deformuar në formë dhe përmbajtje dhe kjo gjë ka ndodhur gjatë viteve të fundit

“Ne nuk kishim garë, nuk mund të flasim për garë ku nuk kishte barazi, konkurrencë, nuk kemi pasur as burime financiare e as njerëzore pasi të gjitha këto janë përdorur nga kryetari i partisë. PD është një parti që është deformuar në formë dhe përmbajtje dhe jo ka ndodhur vitet e fundit. Nuk e dija që ishte një maskër e vërtetë me listën e anëtarëve të PD-së, u është mohuar e drejta mijëra anëtarëve dhe po flitet për më shumë se 30 mijë anëtarë dhe sigurisht unë nuk e  dija këtë. Nëse do e dija do i drejtohesha gjykatës. Kam prova që ka pasur shkelje të mëdha dhe se kutitë janë mbushur me vota pro Bashës. Zoti Shehaj ka më shumë prova për shkeljet por ka zgjedhur të heshtë”, tha Harxhi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?