Foto ilustruese

Kronikë

Has/ Dronët e policisë zbulojnë parcelën me 93 bimë kanabisi në pyll, nën hetim kryeplaku, kërkime për autorët

10 Korrik, 11:57| Përditesimi: 10 Korrik, 12:25

  • Share

Has- Dronët e policisë zbulojnë parcelën me kanabis, e hapur në mes të fshatit Golaj në zonën e Hasit, ndërsa nën hetim është marrë kryeplaku dhe po investigohet për gjetjen e autorit apo autorëve të kultivimit.

Operacioni u kodua “Koordinata” dhe zbulimi u bë gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative.

Burime zyrtare thanë se kanë konstatuar të kultivuara në territorin e fshatit Golaj 93 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.    

 “Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryetarin e fshatit Golaj, Sh. R., banues në këtë fshat, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike”, njoftoi policia vendore.

Dosja për hetime të mëtejshme i kaloi prokurorisë vendore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?