Foto ilustruese

Kronikë

Has/ Eskavatori rrëshqet nga rimorkio, vdes në spitalin e Gjakovës shoferi në makinën pas kamionit

13 Shtator 2019, 19:45| Përditesimi: 13 Shtator 2019, 19:56

  • Share

Një shofer ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa ishte duke udhëtuar me një makinë "Mitsubishi" në aksin rrugor Krumë-Kukës, tek "Qafa e Toblit". Gjithçka ka ndodhur si pasojë e rrëshqitjes së një eskavatori të rimorikuar në një kamion. Gjatë ecjes së kamionit, eskavatori ka rrëshqitur nga shtrati i rimorkios, dhe për pasojë ka goditur makinën që drejtohej nga një person që policia i jep vetëm inicialet,  H.N.

Shoferi marrë ndihmën e parë në Spitalin e Krumës dhe është transportuar për në Spitalin e Gjakovës ku ka gjetur vdekjen.

Policia e Kukësit ka shoqëruar në komisariat shoferin e kamionit me inicialet E.H, për veprime të mëtejshme proceduariale.

"Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqeve të ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak.

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?