Has- Një 34-vjeçar është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Has, për konflikte pronësie dhe hakmarrje.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pla. Viktima është Reshit Sallahu, kurse autori i arrestuar është Ylber Jaku, 41-vjeç. Autori dyshohet se e ka pritur viktimën disa metra nga shtëpia sa po ka zbritur nga mjeti dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën.
Nga hetimet e para rezulton se autori Jaku ka ardhur nga Anglia për të kryer krimin, kurse viktima kishte qenë në qytetin e Kukësit dhe po kthehej me makinë, kur u sulmua në pritë.
Policia tha se ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar më 6 maj ku dy bashkëshortët përfunduan në spital pas përleshjes për shkak të sherrit për pronat, teksa kishin nisur hetimet për të dyja palët. Madje sipasinformacioneve paraprake, ksihte pasur edhe ankesa e denoncime nga palët për këto konflikte pronësie.
Për plagosjen e djeshme u mor nën akuzë dhe arrestua vajza 21-vjeçare, e dyshuar për sulmin me një mjet të fortë, me sëpatë.
Por dinamika nuk përfundoi me kaq. Pasi ditën e sotme (7 maj), në orën 16:40, Policia raporton se Ylber Jaku 41- vjeç, i afërm i bashkëshortëve të plagosur, ka qëlluar për vdekje me armë Reshit Sallahun, 34 vjeç, i cili është vëllai i vajzës së dyshuar që plagosi bashkëshortët pas sherrit.
Sipas dinamikës rezulton se A. Sallahi, pas konfliktit për pronësi, sulmoi çiftin e bshkëshortëve, që po mjekohen në spital dhe për motive hakmarrje dyshohet se sot i afërmi i të dëmtuarve ka sulmuar fatalisht me armë zjarri familjarin e autores së plagosjes së dyfishtë.
Mësohet se një nga nga familjet ka hapur edhe rrugë kalimi vite më parë. Gjurma e rrugës ka qenë burim konfliktesh prej vitesh, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre.
Policia dhe forca të shumta mbështetëse kanë shkuar në vendngjarje, duke kryer arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës së krimit. Hetimet për krimin janë ende aktive dhe pritet të sqarohen rrethana të tjera.
“Rreth orës 16:40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Ylber Jaku, 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Reshit Sallahu, 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori', njoftoi sot policia.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti në fshatin Pla në Has ku mbeti i vrarë 34-vjeçari. Sipas raportimeve të gazetarit të Report Tv Benet Beqiri konflikti ka nisur për shkak të një rruge e cila ndante dy shtëpitë.
Toka ka qenë më parë e ish-ndërmarrjes bujqësore dhe ka qenë pa certifikatë pronësie. Mësohet se një nga nga familjet ka hapur edhe rrugë kalimi vite më parë. Gjurma e rrugës ka qenë burim konfliktesh prej vitesh, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre. Rruga që bëhet fjalë është dhe ajo që shihet në foto.
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në fshatin plan të Hasit. Bëhet me dije se një ditë përpara vrasjes, motra e viktimës ka goditur sëpatë prindërit të autorit të krimit.
41-vjeçari Ylber Jaku e priti në pritë pranë banesës Ryshyt Sallahun, të cilin më pas e vrau.
Përplasja mes familjeve Sallahu dhe Jaku ka pasur në thelb mosmarrëveshje për çështje pronësore, që kanë degjeneruar në dhunë fizike dhe përfunduan tragjikisht me humbjen e një jete.
Policia njoftoi sot arrestimin e një 21-vjeçareje, motrës së viktimës, me inicialet A. S., e cila akuzohet për “plagosje të rëndë me dashje” dhe “plagosje të lehtë me dashje”. Dyshohet se ajo ka sulmuar me mjete të forta prindërit e autorit të vrasjes, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe. Sipas burimeve zyrtare, babai është jashtë rrezikut për jetën pas ndërhyrjes mjekësore, ndërsa e ëma vijon të jetë nën trajtim në spital.
Policia lokale ka referuar materialet për hetime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Kukësit. Megjithëse ndalimi i vajzës u krye në kohë, ngjarja tragjike nuk u arrit të parandalohej.
Report Tv dhe Shqiptarja. com kanë siguruar foton e mjetit ku u gjet i vrarë Ryshyt Sallahu këtë pasdite në fshatin Pla në Has, për konflikte pronësie dhe hakmarrje nga Ylber Jaku.
Më 6 maj ndodhi një sherr mes fisit Sallahu dhe fisit Jaku, ku anëtarët e familjeve janë zënë për çështje pronësie, ndërsa sot 34- vjeçari është gjetur i vrarë me armë në makinën e tij.
Komente

Mirsevini ne tiron
PërgjigjuKjo ngjarja ashtu si te tjerat ka veten nje emer:mungesen totale te shtetit!Dhe keshtu do vazhdoje me shekuj sepse edhe shekuj te kalojne ne shqiperi nuk do kete Shtet.
PërgjigjuPo keto jane familje kafshesh jo njerezish. Ngrihet femra me spate ne dore!. Vetem femer smund ti thuash. E perse per nje cop mut toke ne p..te semes qe s'vlen as 1 qindarke. Por ariu e do shpellen per vete spranon kafshe tjeter afer shpelles se vet.
PërgjigjuAjo toke nuk ka vlejtur as 1000 Euro, te pakten kur eshte hapur rruga. Thjesht kryenecesia dhe mostoleranca i ka cuar gjerat deri ketu. Vritu per nje pasqyre makine, vritu per nje rrip toke, jane thjesht konflikte kryenecesie, ku asnjeri nuk terhiqet nga pozicioni i vete dhe perfundojne me pas ne shtylla te vrare.
PërgjigjuCecen dhe vetem Cecen jane keta. si ju meret jeta tjetrit.
PërgjigjuO toc gjize. po keta qe i kan rraf prinderit e ketij Ca jon apo keta qe rrafin pleq jan njers te mir.
Shikoni me popull cfare kanibalesh mban mbi she shqiperia…toke e xanun,kallahi ne dore eshe keshtu shujet fshati e shqiperia …o ZOT I MADH,hishi ndonjehere syte nga shqiperia yne e vogel qe nuk po gjen paqe e qetesi… ketij cecenit plumbin ne balle dhe pacim se nuk i suhen asnjerit kjo lloj rrace e qelbur,as familjes se tyre nukni suhet me…nga ky moment do shuhen te dyja familje me ligj kanuni…e tmerrshme