Kronikë

Has/ Shkoi për të prerë dru në pyll dhe nuk u kthye më, 27-vjeçari zhduket pa asnjë gjurmë! Kontrolle me helikopter e dron

7 Prill, 12:24| Përditesimi: 7 Prill, 13:49

  • Share

Has- Një 27-vjeçar nga fshati Kishaj rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme (6 prill). Sipas njoftimit të policisë i riu ishte larguar nga banesa që prej mëngjesit për të prerë dru në pyll.

Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Benet Beqiri informon se Ajet Lleshi gjatë mesnatës ka telefonuar për ndihmë familjarët dhe më pas nuk ka më gjurmë prej tij.

Për shkak të motit të keq dhe terrenit të vështirë terreni i vështirë të afërmit nuk kanë arritur të gjejnë të riun. Sipas prefektit të qarkut të Kukësit, Dritan Baji, zona është vëzhguar për rreth 2 orë nga një helikopter i forcave të armatosura teksa vijon kërkimi nga ushtria.

 Nga ana tjetër ekipi i kërkim-shpëtimit malor i Kosovës po kontrollon me drone malin e Pashtrikut ku mendohet se ka humbur i riu.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, mbrëmjen e djeshme, janë njoftuar nga familjarë të shtetasit A. Ll., 27 vjeç, banues në fshatin Kishaj, se rreth orës 17:00 kishin humbur kontaktet me 27-vjeçarin, i cili ishte larguar nga banesa në mëngjes, për të prerë dru, në pyll. 

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit, për gjetjen e shtetasit A. Ll., por ende nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit A. Ll.

Për çdo informacion në lidhje me vendndodhjen e këtij shtetasi, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?