Albin Kurti

Hasan Bello: Letër e hapur kryeministrit të Kosovës, Shkëlqesis së Tij, z.Albin Kurti

7 Prill, 18:00| Përditesimi: 7 Prill, 18:04

  • Share

Z.Kryeminister ne radhe te pare flm per perkujtimin e kesaj date dhe deshmoreve qe dhane jeten kunder agresionit italian te 7 prillit 1939.

Por megjith respektin per ju, mendoj se nuk eshte e vertete teza qe Mbreti Zog nuk organizoi qendrese. Abaz Kupi, Mujo Ulqinaku dhe deshmoret e tjere qe dhane jeten ishin pjese e strukturave shteterore qe vareshin dhe u urdheruan nga Mbreti per te zhvilluar qendrese. Madje, Abas Kupi ka dhe nje interviste ne gazeten “Shqipnija” ne 1944 ku deklaron se Zogu e kishte urdheruar qe “Porsa te shkel kamba e ushtarit italian ne token shqiptare, do te japish menjehere urdhnin e zjarrit.

Ne rast se, ma vone, ju do te merrni nje urdhen te dyte nga une, me goje ose me shkrim, ketij urdhni te dyte, duhet te mos i bindesh”. Keshtu veprova dhe une,-vazhdon Abas Kupi,-dhe u mundova me ba detyren e ushtarit dhe patriotit qe e do megjith zemer atdheun e vet”.

Qendrese simbolike dhe aq sa mund te lejonte raporti i permbysur i forcave shqiptare me ato italiane u zhvillua ne çdo mol nga Shengjini deri ne Sarande.

Ajo kishte dy qellime: te sensibilizonte opinionin publik nderkombetar se shqiptaret e priten me arme agresionin fashist dhe, te shpetonte sa me shume jeten e popullsise shqiptare e cila megjithe gra, femije, pleq e plaka ishte 800.000-900.000 banore.

Para largimit ne ekzil (ashtu si vepruan te gjithe mbreterit e vendeve fqinje) Zogu u perpoq te siguronte ndihmen e diplomacise nderkombetare. Por te gjithe e lane ne balte. Ndersa jugosllavet deklaruan se do te hynin 15-20 km ne brendesi te territorit shqiptar per te siguruar “zonen strategjike”. Kjo e fundit nxorri jasht loje planin per tu terhequr ne malesite e veriut, per te vijuar qendresen.

Ne kushte te tilla, a mos duhej qe Zogu te kapej rob nga italianet? Te behej kukull ne duart e tyre? Apo te largohej ne ekzil, siç bene te gjithe monarket, per te organizuar çlirimin dhe luften diplomatike.

Ju nuk mund te nderoni ushtaret dhe te harroni “gjeneralin” qe organizoi qendresen e 7 prillit 1939.

Keta ka bere dhe vazhdon te beje edhe sot historiografia komuniste. Por e verteta qendron ndryshe…

Ky shkrim është marrë nga profili i autorit në rrjetin social "Facebook"

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Historia nuk eshte letersi artistike: 08/04/2024 09:36

    Zogu ngriti nje “republike bananesh” dhe ia vuri emrin mbreteri. Vendi kishte varesi totale ekonomike dhe politike ndaj Italise ne vitet 30-te, keshtu qe pushtimi thjeshte formalizoi nje marrdhenie qe ne praktike kishte ekzistuar prej vitesh. Shumica e popullsise fillimisht e pane Italine si force modernizuese. Rezistenca kunder italianeve filloi kur sulmuan Greqine nga territori shqiptar duke e kthyer Shqiperine e jugut ne fushe-beteje gje qe natyrisht shkaktoi pakenaqesi ne popull.

    Përgjigju
  • Pena: 07/04/2024 19:08

    Kjo eshte teza jote, e drejta jote. Por thuhet qe Ka 3 te drejta, njera e jotja, njera e imja dhe e drejta e vertete! Nuk mund te thuhet SE te gjithe mbretrit iken ne ekzil dhe ky I joni beri te njejten gje!!! Ketu edhe deduksion nuk Ka, por as induksion nuk Ka?! Thjesht me duket nje opinion per bisede ne televizionet e darkes.

    Përgjigju
  • Keci: 07/04/2024 18:30

    Zogu s'duhej që të largohej nga vendi për sa kohë familja e tij i'u largua rrezikut. Mos qëndresa e organizuar( jo vetëm për shkak të raportit të forcave) ishte se në drejtim nuk kishte meritokraci por b*thyece të lepe-peqes për mbretin - ngjashëm me sot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?