Igli Hasani dhe Cristina Gherasimov

Politikë

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

17 Maj, 18:22| Përditesimi: 17 Maj, 18:29

  • Share

Memorandum Mirëkuptimi mes dy vendeve për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shkëmbimin e njohurive në integrimin evropian Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur sot Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë,Cristina Gherasimov.

Të dyja palët kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, i cili ka në fokus promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimin e njohurive në integrimin evropian për të mbështetur përgatitjen e suksesshme për anëtarësimin në BE.  

Të dy vendet do të bashkëpunojnë në fusha si proceset e anëtarësimit, duke përfshirë stabilizimin, asociimin dhe negociatat e anëtarësimit; shkëmbimin e njohurive dhe praktikave të negociatave ndërmjet negociatorëve dhe ekspertëve; organizimin i aktiviteteve të përbashkëta si takime, seminare dhe konferenca; forcimin e strukturave institucionale dhe kapaciteteve administrative për detyrimet e anëtarësimit në BE; promovimin e Agjendës së Gjelbër; mbështetjen e transformimit digjital, duke përfshirë sigurinë kibernetike dhe nismat e ekonomisë digjitale etj.  

Gjatë takimit me Gherasimov, Ministri Hasani e ka informuar për momentin më të mirë historik që Shqipëria po kalon tani në kontekstin e integrimit evropian, ndërsa palët kanë rënë dakord për intensifikimin e përpjekjeve në thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve tona.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?