Hasani nga Kosova: Fqinjit nuk i çohet më ushtri në kufi, lojë qesharake! Gërvalla: Masat e padrejta, BE të ulë Serbinë në tavolinën e diskutimeve

16 Janar, 08:38| Përditesimi: 17 Janar, 07:10

  • Share

KOSOVË- Në nisje të turit 3-ditor në rajon, ministri i Jashtëm, Igli Hasani, gjatë konferencës me homologen Donika Gërvalla, dënoi sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Hasani tha se ai ishte një akt terrorist dhe se autorët duhet të dalin para drejtësisë sa më parë për të mos lejuar një përshkallëzim më tej të situatës.

Teksa u pyet për rrezikun e sulmeve të tjera si ajo që ndodhi në Banjskë, Hasani tha se Serbia duhet të heqë dorë nga loja qesharake duke dërguar ushtrinë në kufirin me Kosovën.

"Bëjmë thirrje të gjitha aktorëve dhe faktorëve që jetojnë në shekullin 21, nuk i çojnë ushtritë fqinjit më tek kufiri por askush nuk duhet ta vazhdojë më këtë lojën qesharake sepse garancia më e madhe për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës është NATO, ku edhe Shqipëria është pjesë", tha Hasani. 

Në takimin e tij të parë me homologen Gërvalla, Hasani shprehu mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën, duke thënë se do jetë zëri i saj në të gjitha instancat ndërkombëtare ku vendi ynë bën pjesë.

"Anëtarësimi i Kosovës në NATO është një nga prioritetet e kryesisë shqiptare të Kartës SHBA-Adriatike përgjatë vitit 2024. Përsa i përket integrimit në Bashkimin Europian, kjo është një nga pikat kryesor që Shqipëria ngre në çdo takim e ndërveprim me partnerët tanë europianë, që integrimi i plotë i rajonit në BE është një dosmosdoshmëri dhe mënyra e vetme për të garantuar njëherë e mirë paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor e rrjedhimisht të vetë Europës", tha Hasani.

Duke iu referuar zhvillimeve gjatë vitit që lamë pas, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se BE nuk ka qenë në gjendje të detyrojë Serbinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje me Kosovën. Ajo theksoi se masat ndaj Kosovës janë të padrejta, ndërsa shtoi se tashmë 'topi' është në dorën e Bashkimt Europian që të ulë Serbinë në tavolinën e diskutimit dhe të pranojë të nënshkruajë draftin e ri për asociacionin. 

"Masat janë të padrejta dhe të pakuptueshme për shkak se asnjë diplomat evropian nuk është në gjendje që të japë një vlerësim normal. Ka një konfuzion mes diplomatëve evropiane se kur konsiderohet shtensionim. Ne mendojmë se masat ndaj Kosovës të padrejta dhe të pakuptueshme nuk mund të ndihmojmë për të heshtur rreth faktit se tani topi ka kaluar te BE-ja dhe duhet të sjellin tavolinë Serbinë për të nënshkruar marrëveshjet që janë lidhur gjatë vitit të kaluar. Topi që është te BE-ja duhet të lëvizë. Kosova e kemi ngritur vazhdimisht zërin ku kemi mundur me qëllim që procesit të ketë një shans. Raporti për 24 shtatorin është i qartë dhe ka ardhur koha që BE të thotë fjalën e vet rreth asaj që ka ndodhur në Bansjkë. Nuk është sekret dhe e dimë që ja larg kufirit me Kosovën janë duke u trajnuar grupe të tjera", tha Gërvalla. 

Më pas Hasani u prit nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjucfa e zv.Kryeministri Besnik Bislimi. Po ashtu, ministri zhvilloi takime edhe me krerët e partive politike, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e Memli Krasniqi, si edhe komandantin e KFOR. Në axhendë nuk ishte planifikuar takim me kryeministrin Albin Kurti, pasi ky i fundit ndodhej në Davos për forumin ekonomik. Pas vizitës në Kosovë, Hasani do të shkojë në Shkup dhe më pas të enjten në Mal të Zi.

Ora 22:17
Ministri Igli Hasani përfundon vizitën në Kosovë, zhvillon takim me trupat e KFOR-it

1705440215_iglihasani.PNG

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë, teksa së fundmi u ndal në një takim me efektivët e KFOR-it.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’, Hasani shprehu vlerësim për bashkëpunimin e fortë mes KFOR-it, EULEX-it dhe policisë së Kosovës për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

“E përfundova vizitën time në Kosovë me një takim me Efektivët e përkushtuar të Forcave të Armatosura që shërbejnë në misionin paqeruajtës të KFOR-it. Dita u mbyll me një diskutim produktiv me Gjeneral Major in Özkan Ulutaş. Vlerësova bashkëpunimin e fortë mes KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës për sigurimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në mbarë rajonin”- shkruan Hasani.

 

Ora 20:26
Ministri i Jashtëm Hasani, takime me përfaqësues të partive politike në Kosovë

1705433594_423696x482.jpg

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë vizitës në Kosovë ka zhvilluar takime me drejtues e përfaqësues të partive politike.

Hasani zhvilloi takime me Vlora Citakun e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së, Ramush Haradinajn e AAK-së dhe Fatmir Limajn e Nisma, të cilët kanë kontribuar në shtetformimin e Kosovës së lirë dhe të pavarur.

“Të udhëhequr nga vizioni i përbashkët politik dhe strategjik për mbrojtjen dhe afirmimin e interesave të shqiptarëve kudo në rajon, së bashku do të vazhdojmë angazhimin tonë në promovimin e rolit e shqiptarëve, si kontribues në forcimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit rajonal”, u shpreh ministri Hasani.

 

Ora 14:30
Hasani takohet me Konjufcën: Vlerësuam bashkëpunimin mes dy vendeve tona

Ministri i Jashtëm në kuadër të vizitës që po zhvillon në Kosovë është takuar edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Teka ka ndarë një foto me Konjufcën, Hasani zbulon edhe fokusin e diskutimeve.  

“Me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, vlerësuam bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve tona dhe theksova rëndësinë e zgjerimit të dialogut politik përmes diplomacisë parlamentare”, shkruan Hasani.

Ora 12:54
Hasani takohet me Osmanin: Shqipëria do jetë zëri i Kosovës në forumet dhe organizatat ndërkombëtare

 

Në vijim të vizitës në Kosovë, ministri i Jashtëm, Igli Hasani është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Hasani shkruan se Shqipëria do të vazhdojë të jetë mbështetësja dhe zëri i Kosovës në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare.

“Mirënjohje për mikpritjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Diskutuam thellimin e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe situatën aktuale në rajon. E sigurova Presidenten Osmani se Shqipëria është do të vazhdojë të jetë përherë mbështetësja më me zë e Kosovës në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare”, shkruan Osmani.

 

Ora 10:35
Masat ndaj Kosovës, Gërvalla: Janë të padrejta! Ka ardhur koha që Brukseli të flasë për sulmin në Banjskë

 

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, i cilësoi masat e BE-së ndaj Kosovës si të padrejta. Sipas ministres, Gërvalla ka ardhur koha së Brukseli të flasë për sulmin në Banjskë. Gërvalla shtoi më tej se sa i takon çështjes së dialogut me Serbinë, tashmë topi është në tavolinën e BE-së.

‘Masat janë të padrejta dhe të pakuptueshme për shkak se asnjë diplomat evropian nuk është në gjendje që të japë një vlerësim normal. Ka një konfuzion mes diplomatëve evropiane se kur konsiderohet shtensionim. Ne mendojmë se masat ndaj Kosovës të padrejta dhe të pakuptueshme nuk mund të ndihmojmë për të heshtur rreth faktit se tani topi ka kaluar te BE-ja dhe duhet të sjellin tavolinë Serbinë për të nënshkruar marrëveshjet që janë lidhur gjatë vitit të kaluar. Topi që është te BE-ja duhet të lëvizë. Kosova e kemi ngritur vazhdimisht zërin ku kemi mundur me qëllim që procesit të ketë një shans. Raporti për 24 shtatorin është i qartë dhe ka ardhur koha që BE të thotë fjalën e vet rreth asaj që ka ndodhur në Bansjkë. Nuk është sekret dhe e dimë që ja larg kufirit me Kosovën janë duke u trajnuar grupe të tjera.’- tha Gervalla.

Ora 10:32
Gërvalla në konferencë me Hasanin: Siguria në veri të Kosovës mbetet sfidë

 

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla thotë se siguria në veri të Kosovës mbetet sfidë. Në konferencën me Igli Hasanin, ministrja Gërvalla tha se kanë diskutuar rritjen e bashkëpunimit, ndërsa thekson se ka falënderuar Shqipërinë për rolin që po luan për anëtarësimin e Kosovën në Këshillin e Europës.

"Gjendja e sigurisë në veri mbetet sfidë, sulmi i natës së fundit janë lënduar disa persona. Duhet të jemi vigjilent, se krimi i organizuar dhe struktura e ardhura nga Serbia do vazhdojnë të përpiqen të stabilizojnë vendin tonë. Me pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare Shqipëria do luajë rol më proaktiv për temat e sigurisë e paqes në rajonin tonë. Pajtuam për shkëmbime diplomatësh të rinj, rritjen e bashkëpunimit dhe realizmin e veprimtarisë të përbashkët, fuqizimin e diplomacisë publike, ekonomike, kulturore e të tjera.

Kemi emigrantë të përbashkët në botë, dy shtete duhet ta ndjejnë përgjegjësi përkujdesjen e tyre. Bashkë kemi punuar me të gjithë diplomatët për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, falënderoj Shqipërinë për angazhimin me qëllim që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt", tha Gwrvalla. 

Ora 10:30
Hasani: Jemi në shek. 21 s’mund t’i çohet fqinjit ushtria në kufi! Kurti të pranojë pa asnjë kusht propozimet e BE-së

 

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani në një konferencë të përbashkët me homologen në Kosovë Donika Gërvalla, tha se Shqipëria do të jetë një aleat i përjetshëm dhe i padiskutueshëm i Kosovës. Duke ju referuar Serbisë, Hasani tha se në shekullin e 21 nuk mund t’i çohet ushtri fqinjit në kufi.

‘Kosova ka një aleat të përjetshëm dhe të padiskutueshëm siç është Shqipëria. Në çdo rast në të mirë në të keqe Shqipëria do të jetë këtu. Ne i ndjekim më vëmendje zhvillimet në veri të Kosovës u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve dhe faktorëve që jetojnë në shekullin e 21 se nuk u çohet ushtri fqinjit në kufi. Ideja është e qartë se integriteti kryesor është NATO ku edhe Shqipëria bën pjesë.’- tha Hasani.

I pyetur në lidhje me lobimin për masat shtrënguese të BE-së ndaj Kosovës, Hasani tha se pranimi pa asnjë kusht i propozimeve të BE-së nga Kurti janë mënyra e vetme sesi Shqipëria e sheh angazhimin e Kosovës në faktorin ndërkombëtar.

'Vizita ime nuk është vetëm për masa shtrënguese dhe liruese por për të dakordësuar për veprimet që do të kryejmë në mënyrë të përbashkët për vitin aktual. 2024 është një vit i rëndësishëm për të gjithë faktorin ndërkombëtar, Kosova po kryen detyrat e saj është një fakt i pamohueshëm që liberalizmi i vizave do ti japë një impakt të ri zhvillimit dhe përparimit jo vetëm ekonomik por edhe social të Kosovës. Pranimi pa asnjë kusht i propozimeve të BE-së nga Kurti janë mënyra e vetme sesi ne e shohim angazhimin e Kosovës në faktorin ndërkombëtar’- tha Hasani.

Ora 10:22
Hasani në konferencë me Gërvallën: Sulmi në Banjskë ishte akt terrorist, autorët duhet të dalin para drejtësisë

 

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka mbajtur një konferencë për shtyp me homologen e Kosovës, Donika Gërvalla. Hasani tha se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ishte akt terrorist dhe se Shqipëria e ka dënuar ashpër.

Hasani shtoi se autorët duhet të dalin para drejtësisë sa më parë për të mos lejuar një përshkallëzim më tej të situatës.

“Vizita ime është pjesë e një turi, pas Kosovës në Maqedoni dhe malin e zi. Turi ka për qëllim ndarjen e ideve për punën që duhet të bëjmë bashkë për të mirën e rajonit dhe qytetarëve tanë. Rajoni është duke kaluar një moment delikat. Siguria dhe stabilteti janë më të kërcënuara se sa në çdo moment tjetër gjatë dekadës së fundit. Kemi dënuar sulmin e 24 shtatorit. Ky sulm ishte një akt kriminal kundër stabilitetit pavarësisë ligjit dhe rendit të Kosovës. Autorët organizatorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dalin para drejtësisë sa më parë për të mos lejuar një përshkallëzim më tej të situatës”, tha Hasani.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ashtu tha: 16/01/2024 11:42

    Fqinjit nuk i çohet më ushtri në kufi, lojë qesharake! - ashtu mendonte edhe zelenski por tani spo qesh me besoj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?