Ministri Igli Hasani dhe kreu i prezencës së OSBE, zv/kryeministër i Maltës, Ian Borg

Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit

13 Nëntor, 10:29| Përditesimi: 13 Nëntor, 10:32

  • Share

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti sot kryetarin e radhës së OSBE, Ian Borg, njëkohësisht Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Maltës.

Pas takimit mes dy zyrtarëve të të dy vendeve, u dha edhe një konferencë për mediat.

U shkëmbyen edhe mendime për situatat dhe stabilitetin dhe paqen në rajon. Si dhe përballimi i sfidave bashkë me OSBE-në, për efektivitet dhe bazë solide për misionet e ardhshme të organizmin. Hasani tha se u shpreh edhe mbështetja ndaj Ukrainës nga palët, kurse objektiv janë përmbushja e misioneve të organizatës.

“Malta punë të shkëlqyer në krye të OSBE. Konsensus për çështjet jetike për funksionimin e duhur të OSBE-së. Përgëzojmë Kryesinë malteze për mbajtjen e Ukrainës në qendër të agjendës së OSBE-së”, tha Hasani mes të tjerash, duke vlerësuar edhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe ndërkombëtar mes palëve.

Hasani theksoi se Shqipëria mbetet e hapur ndaj marrëdhënieve të mëtejshme, por edhe për diskutimet që i shërbejnë bashkëpunimit dhe rolit për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Mirënjohje ndaj Maltës për mbështetjen e dhënë Shqipërisë në axhendën e integrimit në Bashkimin Evropian. Mbështetja e Maltës u konfirmua edhe me hapjen e grup-kapitujve dhe konferencës ndërqeveritare të 15 Tetorit në Luksemburg”, tha Hasani.

Ai shtoi se Shqipëria është e vendosur për të vijuar rrugën e saj drejt integrimit dhe anëtarësimit në BE.

“I kërkova Borg mbështetje të mëtejshme teknike dhe ekspertizë në të ardhmen nga Malta, që i shërben integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë në BE”, tha ministri.

Kurse zv/kryeministri Borg, kreu i prezencës së OSBE-së, tha se “Shqipërisë nuk do i mungojë mbështetja në forcimin e ligjit dhe goditjes së korrupsionit”. Ai vlerësoi rolin e OSBE me prezencën e saj në Shqipëri dhe në vendet e tjera evropiane.

“Mbetemi të gatshëm për të mbështetur Shqipërinë për të çuar më tej rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, por edhe me raportet me OSBE-ODIHR”, tha Borg.

Ai përmendi se misioni ka hasur e vështirësi, por nuk e ka ndaluar asnjëherë mbështetjen, si në rekomandime për forcim të demokracisë, ashtu edhe në situatën e pandemisë COVID-19 dhe lëkundjes së stabilitetit në rajon, me krizën e luftës.

“Mbështetje më të fortë prezencës tonë në Tiranë dhe vlerësim. Inkurajon Shqipërinë për të vijuar dhe çuar përpara prespektivën e saj europiane, keni mbështetjen tonë”, tha Borg.

Ai e mbylli fjalën duke thënë se do vazhdojë bashkëpunimi dhe objektivi për të ardhmen me prosperitet dhe të qëndrueshme në rajon.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?