Forcimi i partneritetit dypalësh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe agjenda evropiane ishin pjesë e bashkëbisedimit të sotëm në MEPJ mes Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe 2 anëtarëve të Bundestagut gjerman, Tilman Kuban dhe David Preisendanz - pjesë e Bashkimit Kristian Demokrat (CDU).
Përgjatë takimit, Ministri Hasani vlerësoi Gjermaninë si një partner kyç strategjik në procesin e reformave dhe integrimin evropian të Shqipërisë.
"Gjatë takimit të sotëm me anëtarë të Bundestag, mirëprita dialogun e hapur dhe riafirmova rëndësinë e diplomacisë parlamentare në ndërtimin e besimit dhe avancimin e objektivave tona të përbashkëta evropiane. Presim me padurim të çojmë këtë bashkëpunim edhe më përpara", tha Hasani.
Komente
