Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka zhvilluar këtë të hënë një takim me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar, Nevzad Lutfiun.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Hasani bën me dije se gjatë takimit ka theksuar mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin e Shqipërisë për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Serbi.
"Ne qëndrojmë përkrah përfaqësuesve të subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Serbi",- shkruan Hasani.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, @IgliHasani priti në një takim Kryetarin e Komunës së Preshevës, @arifishqiprim dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Nevzad Lutfiu.
— Albanian MEFA ???????? (@AlbanianDiplo) November 6, 2023
Ministri Hasani theksoi mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin e ???????? për shqiptarët e Luginës së… pic.twitter.com/fAgtXeGMpK