Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka marr pjesë në seancën e sotme gjyqësore në Hagë, për shkak të problemeve shëndetësore dhe nevojës për konsulta mjekësore.
Këtë e njoftoi në fillim të seancës, avokati i tij, Luka Misetiq i cili tha se Thaçi nuk ndjehej mire dhe se nuk kishte informacione të tjera pasi nuk ka komunikuar me të.
'Sekretarja e seancës më njoftoi që klienti nuk ndjehej mirë dhe nuk mund të merrte pjesë në seancën e sotme”, u shpreh avokati i Thaçit.
Më pas edhe kryetari i trupit gjykues të Gjykatës Speciale, Charles Smith konfirmoi se Thaçi ka problem me shëndetin dhe i është dashur të konsultohet me një mjek.
Pas një ndërprerje disa minutëshe të seancës, procesi gjyqësor vazhdoi pasi avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq tha se vetë Thaçi ka nënshkruar lejen për vijim të seancës. Seanca ku këtë të martë dëshmonte dëshmitari i radhës i Prokurorisë kundër ish-krerëve të UÇK-së me urdhër të trupit gjykues vazhdooi të mbahej por private.
Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ka nisur në prill të vitit 2023 ndërsa, ata po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit prej nëntorit të vitit 2020. Ndaj tyre rëndojnë akuza për krime të pretenduara të luftës. Ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Komente
