Hashure me hidërsha, një mëkat i ëmbël nga zonja Albana

1 Mars 2023, 11:40| Përditesimi: 1 Mars 2023, 11:43

  • Share

Hashure me hidërsha

Përbërësit:

  • 1 gotë grurë
  • 1 gotë sheqer
  • 2 lgj niseshte
  • Arra të copëtuara
  • Rrush të thatë
  • Kanellë pluhur
  • Hidërsha

Përgatitja:

Pasi e kemi lenë grurin për disa orë në ujë e vendosim të ziejë. Sapo gruri të fillojë të zbardhet dhe të shpërthejë kokrra shtojmë sheqerin dhe e lemë në vlim për rreth 15 minuta. Niseshten e hollojmë me pak ujë dhe e shtojmë tek hashurja, shtojmë dhe gjethet e hidërshasë, rrushin e thatë dhe kanellën. Pasi e ndajmë në tasa hedhim sipër arra të thërrmuara dhe kanellë pluhur.   

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?