Kultura

Hasi triumfon në Lushnje, shpallet grupi më i mirë artistik në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar

25 Qershor, 14:50| Përditesimi: 25 Qershor, 15:53

  • Share

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore ka mbyllur edicionin e 13-të në qytetin e Lushnjës. Për dy netë me radhë, në sheshin qendror të qytetit, 16 grupe artistike nga zona të ndryshme të vendit sollën për publikun motive autentike të valles tradicionale shqiptare.

Atmosfera festive dhe duartrokitjet e artdashësve lushnjarë shoqëruan çdo performance, duke e kthyer këtë aktivitet në një ngjarje të rëndësishme për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë shpirtërore kombëtare.

Në natën finale, pas përfundimit të konkurrimit, në skenë u ngjit edhe Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore, duke përmbyllur me një interpretim të veçantë këtë edicion të festivalit.

Më pas, juria profesioniste shpalli fituesit. Drejtori i festivalit, Niko Kotherja, ndau çmimet për grupet më të spikatura.

Çmimi i parë i këtij edicioni shkoi për grupin e Hasit, i cili u vlerësua për origjinalitetin, ruajtjen e elementëve burimorë dhe interpretimin artistik.

Ky festival mbetet një nga ngjarjet më përfaqësuese për trashëgiminë folklorike shqiptare, duke i dhënë zë brezave që përmes valleve e këngëve, mbajnë gjallë identitetin tonë kombëtar.

R.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?