Ardian Nikulaj dhe porositësi i vrasjes Edmond Haxhia

Hasmëria mes fiseve Nikulaj-Lestakaj, pajtuesi i gjaqeve: Ardiani kërkoi pajtim, por u refuzua nga pala tjetër

27 Prill 2023, 19:20| Përditesimi: 27 Prill 2023, 19:22

  • Share

LEZHË- Ardian Nikulaj ka kërkuar pajtim me pjesëtarë të familjes Lekstakaj, por këto të fundit e kanë refuzuar. Lajmi është bërë me dije nga Pajtuesi i gjaqeve nga Lezha, Pjetër Gjoka. Ai ka zbuluar se biznesmeni Nikulaj e ka takuar atë ku i ka kërkuar pajtim, por pala tjetër ka refuzuar.

“Ne e njihnim këtë rast, janë një seri vrasjesh, jo të deklaruara tamam, në 1997-ën e më pas. Bilanci mbetet një problem i pasqaruar nga ana jonë. Fisi Lestakaj ka lënë vilat këtu në Shqipëri bosh dhe janë larguar të gjithë aty në Angli, ku jetojnë e punojnë. Si duket kjo ka ndikuar për të organizuar gjakmarrjen e tyre. Pas viteve 2000 jam njoh me Ardian Nikulajn, i cili ka qenë i njohur si politikan lokal dhe i suksesshëm në fushën e biznesit dhe që ndihmonte komunitetin.  Nuk ka se si të bëhet pajtim pasi munguar pala e dëmtuar, pala e Lestakajve. Pa qenë dy palët nuk mund të bëhet asnjë tentativë. Nikulajt e pranonin pajtimin, unë e kam diskutuar me të ndjerin.  Por kur mungon njëra palë nuk mund të bëhet pajtimi. Zgjidhjen e shoh të vështirë megjithatë le të shpresojmë”, tha ai në një intervistë televizive.

Kjo histori gjakmarrjeje i mori jetën Ardian Nikulaj.

Gjakmarrja mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj
Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant. Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarje këto të pazabardhura

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 28/04/2023 16:33

    4 me 2 per nikulajt rezultati Deri Para 1 jave .pranej skan dash pajtimin besoj

    Përgjigju
    • 1234: 28/04/2023 20:20

      Te kisha kerkuar miqesisht mos te besh bilanc me numera pa ditur se pari sesi eshte historia. Bemat e fisit lekstakaj i din gjith veriu ca kane bere, nga vrasje pordhunime grabitje etj. Fisin nikulaj e ka zane rreziku me ta se ketyre modeleve eshte mire tu rrish sa me larg.te pershendes

  • ajet: 28/04/2023 09:48

    po pse nuk falni o njerez se po te ishit njerez nuk do kishit marre jetet e e te tjereve .

    Përgjigju
    • Toto: 28/04/2023 18:34

      Se jan te pa bes se nuk vriten 6 veta per 1000 lek kjo esht pa besi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?