Hasude me arra sipas traditës matiane nga Admirina Peçi

31 Tetor, 11:34| Përditesimi: 31 Tetor, 11:36

  • Share

Hasude me arra

Përbërësit:

  • 1 gotë niseshte
  • 1 gotë sheqer
  • 1 gotë ujë
  • 250 ml vaj
  • 200 gr arra të shtypura

Përgatitja:

Bashkojmë sheqerin me niseshten dhe e tresim mirë me pak ujë. Nxehim vajin, shtojmë 2 lugë sheqer dhe sapo të fillojë të karamelizohet hedhim masën e tretur të niseshtes. E trazojmë mirë pa ndërprerje derisa masa të lidhet. Shtojmë arra të shtypura dhe e hedhim hasuden në një tavë. E nivelojmë me një spatul apo lugë kuzhine dhe e lëmë të ftohet. Më pas e ndajmë në racione dhe e servirim me pak arra të grira përsipër. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?