Hasude tradicionale
Përbërësit:
- 100 gr gjalpë
- 250 niseshte
- 250 gr sheqer
- 1 e verdhë veze
- 1 lgj kos
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim 1 lç vaj ulliri dhe 100 gr gjalpë. Sapo gjalpi të fillojë të tretet shtojmë niseshten dhe e kaurdisim në zjarr të avashtë duke e trazuar pa ndërprerje derisa masa të shkëputet nga luga. E vendosim masën e hasudes në një tavë dhe e lyejmë me furçë me një të verdhe veze të rrahur me pak kos. E vendosim hasuden në furrë të piqet për pak minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.
Komento