Hasude/Reshedi me lëng portokalli nga zonja Albana

12 Tetor 2023, 11:29| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 11:34

  • Share

Hasude / Reshedi me lëng portokalli

Përbërësit:

  • 300 gr niseshte
  • 300 gr sheqer
  • 250 ml ujë
  • 250 ml lëng portokalli
  • 100 gr gjalpë i freskët
  • Arra ose bajame

Përgatitja:

Trazojmë gjalpin me sheqerin derisa të shkrijë plotësisht dhe të marrë ngjyrë karamel dhe të forcohet pak. Më pas shtojmë lëngun e portokallit duke e përzier vazhdimisht. Shtojmë niseshten bashkë me ujin dhe sipas dëshirës mund të shtojmë arra ose bajame. Vazhdojmë ta përziejmë derisa të marrë formën klasike xhelatinoze të hasudes.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?