Sociale

Havzi Nela, poeti përkujtohet në 37-vjetorin e ekzekutimit nga regjimi komunist! Bashkëshortja: Jeton si simbol i lirisë, nuk u përkul kurrë

10 Gusht, 16:25| Përditesimi: 10 Gusht, 18:17

  • Share

Ishte mëngjesi i 10 gushtit 1988, kur poeti Havzi Nela u var publikisht në sheshin “Agjencia” në Kukës, një ngjarje që tronditi vendin dhe mbetet një nga momentet më të rënda të diktaturës.

Sot, 37 vjet ekzekutimit të tij, ai përkujtohet pranë bustit të ngritur në nder të figurës së tij në Kukës, ku përfaqësues të Partisë Demokratike të Kukësit, familjarë dhe ish-të përndjekur politikë vendosën kurora me lule.

Në fjalën e saj, bashkëshortja Lavdie Nela kujtoi qëndrueshmërinë e poetit, ndërsa vërejti se ai ka dhënë shpirtin me kokën lart.

“Diktatura komuniste e pashpirt nuk mendoi për jetën e poetit, se ai e donte lirinë. Sot pas 37 vitesh drejtësia nuk ka thënë fjalën e saj as për poetin, as për vuajtjet e mia.  Havziu nuk u përkul kurrë, as para litarit, as para diktaturës. Ai vdiq si poet, por jeton si simbol i lirisë",-  tha ajo.

Ceremonia përkujtimore përfundoi me një minutë heshtje dhe vendosjen e luleve në nder të poetit të lirisë.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?