Haxh në Mekë, Ervin Qylafku flet për Report Tv: Janë mbi 800 besimtarë shqiptarë, pelegrinazhi këtë vit kushtoi 5800 euro

28 Qershor 2023, 20:03| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 21:21

  • Share

Nga Meka, ku po zhvillon Haxhin, imami Ervin Qylafku ka rrëfyer eksperiencën duke thënë se atje ka qindra shqiptarë për të kryer ritin fetar. Në një intervistë për Report Tv në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj thotë se për të shkuar deri në vendin e shenjtë shifrat arrinin në 5800 euro.

Qylafku u shpreh se temperaturat janë të larta por stafi i komunitetit mysliman është munduar që t'ia bëjë më të lehtë besimtarëve kryerjen e ritualit fetar. 

“Ka shumë njerëz dhe autoritetet që sistemojnë njerëzit e mundohen të mos bllokojnë lëvizjet. Ka një fluks të jashtëzakonshëm njerëzish se është dita kryesore e Haxhit ku është bërë edhe rrotullimi rreth Qabes së Shenjtë. Ne kemi ardhur në Mekë që në datën 21 qershor. Them që nga data 30 qershor përfundojnë të gjitha ritualet.

Temperaturat ishin shumë të larta, sidomos ditën e djeshme që kishin arritur deri 46 gradë. Këto përbëjnë pak vështirësi por ne së bashku me organizatorët të cilët kanë marrë përsipër, stafi i komunitetit mysliman janë munduar që t’ia bëjnë më të lehtë besimtarëve kryerjen e ritualit të Haxhit. Këtë vit numri i shqiptarëve së bashku me ata të Malit të Zi ka qenë 815, përvec shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Haxhi këtë vit ka kushtuar 5800 euro. Në krahasim me vendet e tjera kemi kosto më të ulët”, tha Qylafku.

Pelegrinazhi vjetor nisi të dielën në Mekë të Arabisë Saudite me tavaf, rrethimin e Qabes, në një ngjarje që po thyen rekordet e pjesëmarrjes. Numri më i ulët i njerëzve u shënua në vitin e pandemisë, ku vetëm 10 mijë besimtarë u lejuan të merrnin pjesë. Autoritetet saudite thanë se më shumë se 32,000 punonjës shëndetësorë dhe mijëra ambulanca janë në gatishmëri për të trajtuar rastet e goditjes nga nxehtësia, dehidratimi dhe rraskapitja. Rituali islam është i detyrueshëm për çdo të rritur musliman të aftë që ka mundësi financiare për të marrë pjesë, duke formuar një nga pesë shtyllat e fesë.

Komento

Komente

  • Endri: 05/08/2023 01:59

    Po zoteria ne nje pjese kishte lene hapur fare peshqirin teksa fliste me median. Rrije e mendoje, eshte imam apo ka dal ne plazh? Pa pike serioziteti për statusin qe mban dhe perfaqeson. Keta jan hoxhallaret e shqiperise?

    Përgjigju
    • Rudi: 03/10/2023 21:24

      hahaha e paskeni vene re dhe ju? Madje ne nje pjese dhe e hapi pak vete me teper. Hajde se je njeri i thjeshte dhe eshte vape, por kur je duke folur direkt me kamerat apo stacionet, dhe peshqiri te rri hapur dhe ti perpiqesh ta hapesh akoma me shume per te treguar muskujt...c'te te them?! Keta jan.

  • Igor: 29/06/2023 10:20

    E pasuruan Arabine Saudite por poti kishin dhuruar fshatrave qe nuk e kane ujin e pijshem dhe ruget dote kishin ma shum ndere nga populli se sa te te therasin Haxhi me para droge.turp per keta njerez qe nuk mendojne ma large se hunda e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?