Bota

Haxhi në Mekë, pranohen vetëm besimtarë të imunizuar kundër COVID-19

6 Prill 2021, 13:06| Përditesimi: 6 Prill 2021, 13:08

  • Share

Na ndan vetëm një javë nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit dhe autoritet në Arabinë Saudite kanë deklaruar se vetëm personat që janë imunizuar me vaksinat anticovid do të lejohen të shkojnë për pelegrinazh në Mekë.

Ndryshe nga haxhi, pelegrinazhi i umres është jo i detyrueshëm dhe mund të kryhet në çdo kohë të vitit.

Ministria e haxhit njoftoi se tre kategori njerëzish do të konsideroheshin "të imunizuar": ata që kanë marrë dy doza të vaksinës; ata që kanë marrë një dozë të vetme 14 ditët e fundit dhe ata që ë kanë kaluar virusin.

Vetëm ata njerëz do të kenë të drejtë për leje për të kryer umre, si dhe për të marrë pjesë në lutjet në Xhaminë e Madhe në qytetin e shenjtë të Mekës.

Ministria tha se politika hyn në fuqi në fillim të Ramazanit por ishte e paqartë se sa do të zgjaste.

Në Arabinë Saudite që ka rreth 34 milionë banorë, është konfirmuar se deri më tani janë regjistruar mbi 390 mijë raste me COVID-19, kurse pasojat e pandemisë ua kanë marrë jetën 6.700 personave.

Në këtë vend janë shpërndarë mbi pesë milionë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ministria e shëndetësisë e mbretërisë tha se kishte administruar më shumë se 5 milion vaksina, në popullsinë prej më shumë se 34 milion banorësh.

Mbretëria ndaloi haxhin në fund të korrikut të vitit të kaluar dhe vetëm 10,000 banorë të Arabisë Saudite u lejuan të marrin pjesë, krahasuar me 2.5 milion myslimanë nga e gjithë bota që morën pjesë në 2019.

 

Komento

Komente

  • Opiumi: 06/04/2021 16:29

    Po pse trëmbe e kanë frikë këta,gjoja i ruan e i mbron Allahu?!dhe po vdiqën do shkojnë në Xhenet apo jo??!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?