Haxhimakulle nga zonja Albana

21 Qershor, 12:25| Përditesimi: 21 Qershor, 12:27

  • Share

Haxhimakulle, ëmbëlsirë e traditës

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 250 gr gjalpë
  • 1 fk sheqer pluhur
  • 4 të verdha veze
  • 10 kokrra bajame

Shërbeti:

  • 500 gr sheqer
  • 500 ml ujë

Përgatitja:

Përziejmë miellin me sheqerin pluhur, shtojmë gjalpin, vezët dhe zëmë brumin. E ndajmë në 10 topa, të cilat i shtypim me pëllëmbën e dorës, i vendosim në mes nga një bajame dhe i  pjekim në furrë të parangrohur. Ndërkohë përgatisim shërbetin dhe pasi haxhimakullet të jenë pjekur i sherbetosim.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?