Haxhimakullet e Shkodrës
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 250 gr gjalpë i freskët
- 4 të verdha vezësh
- 4 lgj sheqer pluhur
- 1 lk sodë buke
Sherbeti:
- 500 gr sheqer
- 350 ml ujë
Përgatitja:
Rrahim të verdhat e vezëve me gjalpin dhe sheqerin pluhur derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Pasi të kemi përfunduar me rrahjen shtojmë miellin e situr dhe sodën e bukës. E trazojmë mirë dhe e punojmë brumin për rreth 50 minuta.
Në një tavë me letër pjekje vendosim ëmbëlsirën të bërë në toptha rrumbullake dhe te shtypura pak me dorë. Në qendër sipas dëshirës mund t’i vendosim bajame ose pak rrush të thatë. I vendosim gurabijet të piqen në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë Celsius. Pasi të marrin ngjyrë të kuqerremtë i lemë të ftohen dhe i sherbetosim me sherbetin e nxehtë.