Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i bëri thirrje shqiptarëve disa ditë më parë që të mos paguajnin taksën në "Rrugën e Kombit", pasi rruga u dha me koncesion për mirëmbajtjen dhe një makinë duhet të paguajë të paktën 5 euro për të kaluar.
Por ish-ministri i Infrastrukturës nga radhët e LSI, Edmond Haxhinasto, në një deklaratë për mediat sot, duket se ka dalë jashtë linjës së partisë së tij, kur e ka justifikuar dhënien me koncesion dhe tarifën e rrugës, gjë për të cilën LSI kishte dhenë pëlqimin e saj në kohën kur ishte pjesë e qeverisë.
Tarifa që është kërkuar në atë periudhë ka qenë tarifa më e ulët, nën mesatatrern e rajonit. Ju e keni parë vetë që bien shpeshherë blloqe të mëdha gurësh nga skarpatet, që rrezikojnë jetën e njerëzve. Kjo eliminohet, por sigurisht realizohet edhe një mirëmbajtje e cila është ajo që duhet për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve. Qeveria shqiptare ka paguar edhe një konsulent për të realizuar një studim do të thoja, për të realizuar priotarizimin e rrugëve që do të kishin taksë, që do të thotë që cilat rrugë do taksoheshin, në mënyrë që këto rrugë të vendoseshin në një gjendje qëndrueshmërie dhe mirëmbajtjeje në nivelin sa më të lartë të mundshëm–
u shpreh Haxhinasto, duke justifikuar vendimmarrjen e qeverisë së Ramës.
Z. Haxhinasta pat premtue para se te behej minister i transportit se do te hiqte koçensionin e kualidimit te makinave qe eshte bere nje problem i madh ne radhet e gjata qe po kalojne shqiptaret,por nuk beri asnje perkundrazi zgjati afatin e koçensionit.Sot e quan te drejte tarifen e rruges se kombit.Çdo automjet paguan takse rruge çdo vit te pakten 10000 leke te reja., per çdo liter karburant paguan 380 leke te vjetra dhe 320 leke per ndotje ambjenti.Taksa vetem taksa, qeveri e taksave.
Përgjigju