Ish-ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto për Report Tv është shprehur se ka dëgjuar të shtënat me armë zjarri në Elbasan pasi ka qenë afër vendngjarjes.
I pyetur për efektivitetin e policisë ai u shpreh se për këtë rast është e vështirë të flitet ndërsa për rastet e tjera ai thotë se autoritetet duhet të mbajnë përgjegjësi.
"Ishte terrorizuese për njerëzit dhe për të gjithë që ishin aty afër. Më shqetësuese është fakti se është një fenomen që përsëritet në Elbasan për arsye të tilla si dhuna në familje apo dhe për arsye të tjera. Të gjitha organet që janë të përfshira dhe kanë një rol të jashtëzakonshëm për situatën në Elbasan dhe në vende të tjera." - tha Haxhinasto.