Brunilda Haxhiu, Partia e Lirisë

Politikë

Haxhiu: Aleanca për Shqipërinë Madhështore, zgjidhja për paga të larta, arsimin dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse

22 Prill, 15:06| Përditesimi: 22 Prill, 15:26

  • Share

Në një deklaratë për media, zv. Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë,Brunilda Haxhiu, ka paraqitur angazhimet dhe prioritetet kryesore të Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Ajo theksoi se, në një kohë kur Shqipëria përballet me rroga të ulëta dhe kosto të larta jetese, Aleanca ka një program konkret për përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale për qytetarët shqiptarë.

Haxhiu kërkoi rritjen e pagave, mbështetje më të madhe për arsimin dhe kulturën, si dhe politikë më të favorshme për bizneset, gratë sipërmarrëse dhe emigrantët që dëshirojnë të investojnë në atdhe.

Deklarata e plotë: 

Te dashur qytetare, Shqiperia  sot ka rrogat me te uleta ne Europe dhe kostot me te larta te jeteses ne Rajon. Aleanca Për Shqipërinë Madhështore do ta ndryshoje kete realitet sepse do ta beje rrogen mesatare 1200 euro. Shqiptaret do te marrin rroge europiane ne menyre qe te mos largohen, por te jetojne me pune dhe dinjitet.

Ndihma ekonomike dhe mbeshtetja me shërbime të specializuara për personat me aftësi të kufizuara është prioriteti yne. Subvencione për fermerët dhe orientimi i tyre drejt kulturave të caktuara bujqësore.

Arsimi dhe kultura janë tradita qe i ka shoqeruar shqiptaret . Rënia e cilesise së arsimit dhe mungesa e sigurisë ne shkolla na ka tronditur të gjithëve. Arsimi dhe aktivitetet kulturore janë në qendër te programit tonë.Ne i japim nje rëndesi te veçantë arsimit cilësor sepse ai ndikon direkt ne përmirësimin e shoqërisë dhe zhvillimin ekonomik.

Nuk ka investim më të mirë se sa edukimi i brezave të rinj.

Buxheti per arsimin shkon nga 2.3% ne 5% te PBB. Kjo do te thote:

● 1300 euro paga per mesuesit

● 10- fishim te buxhetit per kerkim shkencor

● 2000 euro paga per pedagoget

Programi ynë në mbeshtetje të biznesit, në fuqizimin ekonomik të grave dhe integrimin e bizneseve të emigrantëve shqiptarë që duan të investojnë në Shqipëri është konkret dhe plotësisht i realizueshëm.

Aplikimi i taksës së sheshtë 10% , heqja e taksës për biznesin e emigrantëve për 5 vjet, lehtesim te taksave për gratë sipërmarrëse , dhe ulje të të gjitha taksave për biznesin dhe pronën. 

Kush punon duhet vlerësuar dhe jo ndëshkuar.

Paratë që merren nga taksat duhen kthyer ne sherbime , paga dhe pensione më të larta . Familja dhe njerëzit në nevojë duhen mbeshtetur dhe jo braktisur.

Edi Rama i perdor grate per fasade ndersa Aleanca per Shqiperine Madheshtore i mbeshtet grate sipermarrese me politika konkrete

Zero tatim fitimi per vitin e pare te biznesit

Subvencionim 6 mujor i sigurimeve per sipermarresen dhe stafin.

Kredi te buta nga Banka e Zhvillimit.

Fond i dedikuar ber bizneset e grave.

Ne nuk bejme propagande per barazi, ne e financojme ate.

Ftoj shqiptaret te votojne masivisht. Vota ka vlerë dhe bën Ndryshimin.

Ne 11 maj voto Aleanca Per Shqiperine Madheshtore!

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?