Drejtori i CRCA, Altin Hazizaj tha në Report Tv se 1/10 e fëmijëve në Shqipëri janë viktimë e dhunës seksuale në internet, ndërsa shtoi se ky numër është trefishuar gjatë 2021. Ai tha se nga rastet e raportuara përmes platformave të posaçme, 70% prej tyre vijnë nga vajzat.
Hazizaj tha rritja e rasteve të dhunës seksuale në internet ka ardhur edhe si pasojë e izolimit nga pandemia.
“Ky është një raport i përvitshëm që bëhet publik në fillim të shkurtit, ai bëhet edhe në nivel global. Interneti është pjesë esenciale e jetës dhe fëmijëve, kjo do të thotë se duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm. Fëmijët janë më të pambrojturit. Ky është raporti pestë. Pavarësisht masave, politikave dhe ligjeve që Shqipëria ka marrë dhe është duke marrë në mbrojtje të fëmijëve, fëmijët në Shqipëri janë viktimat kryesore të dhunës dhe shfrytëzimit seksual në internet. Periudha e COVID-19 që kemi jetuar të mbyllur, ka ekspozuar dhe aspektet rreziqet më të mëdha që kanosen ndaj fëmijëve në internet. 2020 pati një 6-fishim të ankesave të fëmijëve, 2021 një trefishim të rasteve. Viktimat kryesore të incidenteve në internet, janë vajzat në 70% të rasteve. Fillojnë si ngacmime në internet dhe më pas kalojnë në botën reale. 1/10 fëmijë është viktimë e dhunës seksuale, është e ulët me nivelet e BE.”, u shpreh ai.
Në studion e emisionit “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, i pranishëm ishte edhe sociologu Zyhdi Dervishi i cili theksoi se rastet e dhunës dhe shfrytëzimit seksuale në internet në vendin tonë janë më shumë sesa ato të raportuar, pasi pjesa më e madhe e vajzave kanë turp të tregojnë.
Sipas tij një zgjidhje ideale për të reduktuar këtë problematik është filtri që duhet të bëjë vetë interneti. Pra sipas sociologut jo çdo imazh apo faqe duhet t’i shfaqet fëmijëve.
“Shifrat janë më të larta se studimi, ka një masë të madhe të vajzave që kanë turp të tregojnë. Mendoj se shoqëria njerëzore duhet të marrë masa shumëplanëshe që të mund të eliminojë ngacmimin seksual të fëmijëve. Të filtrohen faqet apo imazhet që i shfaqen një fëmije në internet. Nëse dikush do të ngacmoi një person, fjalët të reduktohen nga programi. Nëse dua të bëjë gjeste të shëmtuara, të mos përcillen. Familja dhe shkolla ka një paaftësi në menaxhimin e fëmijëve-internet. 10% të fëmijëve që shohin filma me dhunë, bëhen me agresiv, ka rezultuar nga studimi që ka bërë unë. Unë konstatoi që kemi një brez fëmijësh të mrekullueshëm, inteligjentë, të pashëm. Ky zhvillim i parakohshëm mund të deformohet nga programet kompjuterike. Ka program perverse nga më ë shëmtuarat. A duhet të njihet fëmija me këto? Duhet të parandalohet?”, u shpreh sociologu.
Hazizaj u shpreh se një problematik lidhur me dhunën seksuale në internet janë dhe prindërit. Kjo pasi ata interesohen ‘të mos e marri vesh bota” dhe jo të zgjidhin problemin në thellësi.
“Shumica e fëmijëve dhe prindërve, pavarësisht se e dinë që janë bërë pjesë e një dhunë seksuale në internet, prindërit preferojnë që faqja të bllokohet, ndërkohë që në fakt ka ndodhur një krim. Kjo ndodh nga shumica e prindërve konsiderohet e turpshme dhe që nuk duhet ta marri vesh bota, dhe kështu ata lejojnë që një kriminel të vazhdojë.”, tha ai.
Drejtori CRCA tha se duhet një marrëveshje mes policisë së shtetit dhe platformës kombëtare “isigurt.al” që ankesat të jenë serioze dhe të bëhet e mundur kapja e autorit.
“Unë mendoj që fakti që ne arrijmë të ulim të gjithë institucionet s’bashkua, jemi në rrugën e duhur, Ajo çka na duhet një marrëveshje mes policisë së shtetit- platformës kombëtare “isigurt.al” se vetëm ky bashkëpunimi mund të sjelli ankesat serioze të fëmijëve te policia. Në mënyrë që të gjendet edhe autori. Duam pak më shumë entuziazëm nga policia”, shtoi ai.