Hazizaj: Politika bllokon ngritjen e 'Kushtetueses' (VIDEO)

27 Tetor 2020, 16:19| Përditesimi: 27 Tetor 2020, 16:44

  • Share

TIRANË- Kur trupi diplomatik përfshi ambasadoren Yuri Kim ka kërkuar që gjykata kushtetuese të jetë funksionale brënda vitit, Juristi Sokol Hazizaj e sheh të pamundur.

Sipas tij Kushtetuesja do të kompletohet pas zgjedhjeve parlamentare të 2021 pasi është politika ajo që e pengon të ngrihet më parë.

Hazizaj: Njerëzit ta harrojnë gjyqin deri sa të krijohen gjykatat normale
Gazetari: Kur e shihni ju këtë moment?
Hazizaj: Pas zgjedhjeve të 2021

Për Hazizajn bllokues të kushtetueses mbeten tre liderët e vëndit, Kryministri Edi Rama, kryeopozitari Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta.

Hazizaj: Nuk duhet të harroni se gjykata Kushtetuese është edhe gjykatë ligji edhe gjykatë politike. Në kuptimin formal. Dhe sa kohë politika nuk e ka gjetur vendin e vet, terreni e duhur edhe Gjykata Kushtetuese do jetë pjesë e këtij konflikti.
Gazetari: Pra sipas jush vazhdon politika ta pengojë dhe jo cilësia e kandidatëve apo kontrolli që po bën Këshilli i Emërimeve në drejtësi?
Hazizaj: Në mënyrë absolute. Në themel ne e kemi një gjykatë. President, mazhorancë dhe liderin e opozitës. Sa këta janë vetë gjykatë Kushtetuese nuk ka pse të krijohet Gjykata Kushtetuese.

Pas procesit të vettingut dhe dorëheqjeve Gjykata Kushtetuese u fut në ngërç duke dalë jashtë funksionit e prej më shumë se dy vitesh nuk zhvillon seanca pasi nuk ka kuorum, minimumi prej 6 anëtarë.

Aktualisht ka katër gjyqtarë nga 9 që duhet të ketë, dhe vakancat prej 5 anëtarë pritet të plotësohen nga gara e hapur prej presidentit, parlamentit dhe tre gjyqtarët që vijnë nga gjykata e lartë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?