Fillimisht dolën në rrugë dhe tentuan pengimin e punimeve, por nuk pati efekt. Më pas për të mos lejuar ndërtimin e dy HEC-ve dhe të një fabrike uji në zonën e Fanit në Mirditë, banorët e tre fshatrave, Thirrë, Hebe dhe Snag iu drejtuan gjyqësorit.
Dhe pas një beteje të gjatë ligjore, Gjykata Administrative në Tiranë, shfuqizoi vendimet e miratuara nga institucionet vendore dhe qendrore, për ndërtimin e dy hidrocentraleve dhe të fabrikës së ujit. Vendimi I gjyqtarit Gentian Hamiti u jep të drejtë banoreve që ndodhen në dy shpatet e rrugës së kombit pranë Tunelit të Kalimashit
Ata kundërshtonin këto projekte duke dalë në mbrojtje të 3 burimeve ujore dhe ekosistemit aty ku jetojnë. Pas shumë seancash gjykata doli në konkluzionin se këto leje janë dhënë në kundërshtim me ligjin, duke i quajtur të pavlefshme.
Lejet për ndërtimin e HEC-eve dhe fabrikës së ujit në zonën e Thirrës ishin dhënë me 20 qershor 2018 dhe projekti po zbatohej nga kompania “Sang 1” shpk. Pavarësisht rezistencës së banoreve përmes protestave dhe përplasjeve, deri tani janë kryer gati 50% punimeve. Ndërkohë Prej vitit 2002 qeveritë në Shqipëri kanë firmosur 183 kontrata koncensionare për ndërtimin e 524 hidrocentraleve, pjesa më e madhe të cilave janë ndërtuar e të tjera janë në proçes.
Këto nuk janë hidrocentrale të mëdha. Nuk janë projektuar nga ekspertë të njohur dhe të licencuar ndërkombëtarisht. inxhinierët tanë marrin diplomë me ryshfet! korrupsioni fillon aty! Investitori merr licencën me ryshfet! Hidrocentralet pa digë janë kancer për ekosistemin! Të gjithë hidrocentralet ekzistues më të vegjël se 40 MW duhet të ndalojnë! Dhe ulet niveli operativ i ujit të lumit Fan dhe Ulzës! Aty ka një ryshfet tjetër të madh! A është e vërtetë ngrohja globale? pastaj ndalimin e hidrocentraleve. Ata do të sjellin dëme dhe kosto të pakthyeshme!
PërgjigjuShyqyr nje lajm i mire me ne fund
Përgjigju