Disa automjete u përfshinë në një aksident zinxhir me dëme materiale në Rrugën e Arbrit, për shkak se në asfalt, persona të papërgjegjshëm, hedhin vaj. Një qytetar që dërgoi videot në Report TV dëshmon se rruga është e mbuluar nga vaji ç’ka shkaktoi rrëshqitjen e automjeteve.
Për më shumë se një orë, derisa mbërriti policia rruga që lidh Dibrën me Tiranën mbeti e bllokuar. Kjo nuk është hera e parë që hidhet vaj në bypass e Qafë Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit.
Policia e Dibrës ende nuk ka identifikuar personat që hedhin vaj qëllimisht duke shkaktuar aksidente.
Komento
Komente

Nga menyra se si eshte perdorur ne artikull folja /hedh/,me saktesisht (persona te papergjegjshem qe /HEDHIN VAJ/),te le pershtypjen qe nuk eshte hera e pare qe e bejne.Nese vertetohet qe jane perserites dhe eshte e qellimshme,duhen denuar rendshem.
Përgjigju