Spitali Shefqet Ndroqi

Hedhjet nga spitali, dritaret e COVID 2 mund të bëhen me kangjella

1 Nëntor 2020, 13:55| Përditesimi: 1 Nëntor 2020, 15:16

  • Share

Pas ngjarjeve të përsëritura të vetëvrasjeve tek COVID 2,  burime pranë këtij spitalit bëjnë me dije për Report Tv se po vlerësohet mundësia e vendosjes së kangjellave në dritare.

Në fillim mendohet që të vendoset në një pjesë të spitalit. Vendimi pritet të merret pas hetimeve të plota për ngjarjet që ka nisur dhe vetë spitali.

Mëngjesin e sotëm, një 52-vjeçar u hodh nga kati i katërt i spitalit "Shefqet Ndroqi" e për pasojë ka humbur jetën.

Drejtori i këtij spitali, Perlat Kapisyzi deklaroi për mediat se viktima nuk kishte shfaqur shenja të rënduara psikologjike. Ky është rasti i tretë brenda pak muajsh që pacientët vetëvriten në spitalin COVID-2.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjosa: 01/11/2020 17:43

    NUK mund te kalojne makinat anes spitalit sepse shqeteson te semuret ne spital dhe i le pa gjume,,,,si eshte e mundur te quhet spital ky ku rruga makines kalon gati brenda ne oborr...

    Përgjigju
  • Ilir: 01/11/2020 14:53

    Spitalet duhet ti kene dritaret te mbyllura qe te semuret te mos i hapon dot,,keshtu eshte jashte....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?