Sekretari Hegseth tha të mërkurën se Ukraina duhet të heqë dorë nga përpjekja që të kthehet në kufijtë e vitit 2014 dhe të përgatitet për një zgjidhje të negociuar me Rusinë. Ai i bëri komentet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e parë të tij në NATO.
Ai tha gjithashtu se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është jo realist.
Duke folur për marrëdhëniet me aleatët evropianë Sekretari Hegseth tha se “Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë më një marrëdhënie që nuk është e balancuar”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka premtuar se do t'i japë fund me shpejtësi luftës. Ai ka thënë se kjo luftë po u kushton shumë taksapaguesve amerikanë dhe ka kërkuar nga vendet evropiane të rrisin shpenzimet për mbrojtjen. Ai gjithashtu ka sugjeruar që Ukraina duhet të paguajë për mbështetjen e Uashingtonit duke ofruar mineralet e rralla të saj.
Gjatë fjalimit të tij në takimin e NATO-s në Bruksel, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth shtoi se “marrëdhënia jonë transatlantike kërkon që aleatët evropianë të marrin përsipër përgjegjësinë për sigurinë e kontinentit”.
Zoti Hegseth është zyrtari i parë i administratës së re të Presidentit Donald Trump që merr pjesë në një takim të aleancës veri-atlantike. Tridhjetë e një aleatët e Uashingtonit presin me padurim për të mësuar se sa mbështetje ushtarake dhe financiare Uashingtoni synon t'i japë Ukrainës tani e tutje.
Sekretari Hegseth zhvilloi bisedime të mërkurën me Sekretarin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar John Healey përpara një takimi të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës. Rreth 50 vende i kanë ofruar Ukrainës së bashku mbi 126 miliardë dollarë ndihmë ushtarake përmes këtij forumi, për gati tre vjet.
Megjithatë takimi i kësaj jave u thirr nga një vend tjetër për herë të parë, Mbretëria e Bashkuar. Nuk është marrë asnjë vendim se kush mund të kryesojë mbledhjen e ardhshme nëse mbahet një.
Udhëtimi i tij ndodhë më pak se dy javë përpara përvjetorit të tretë të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, më 24 shkurt të vitit 2022. Shumica e aleatëve të Shteteve të Bashkuara kanë frikë se Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të ndalet në Ukrainë nëse fiton dhe se kjo luftë përbën një kërcënim ekzistencial për sigurinë e Evropës./ VOA
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Rusia nuk donte lufte me Ukrainen kur u fole ne Minsk ajo kerkoj 3 kushte nga Ukraina qe Ukraina te behet nji vend neutral,mos te behet anetare e NATOS ,ose te behet nji shtet federal,ose atyre dy rajoneve Donjeck,dhe Luganske tju jepet nji Autonomi e plote ,Ukraina ra dakorde por perendimi nuk e pranoj ku thane se neve dote armatosim ti vazhdo luften dhe keshtu ndodhi dhe tani kan gjetur genjeshtra tjera neve dote japim arme me nji cmim pre 500miljarde dollare ne shkembim per metalet e ralla te teritorit por nuk flasin per metalet ne Donjecke,lluganske ,Kerson, dhe Zaporixha a dota lejoj Rusia kete mbas te gjitha humbjeve ne kohen e luftes qysh dote ja shese Putini kete KREMLINIT dhe cka thote Kremlini ?
Përgjigju