Heidi Baci ka folur se dikur ajo u diagnostikua me tumor në dorë.
“Shkova (për të bërë kontrollin) dhe doli që ishte tumor. Faktikisht, e kapa në kohë sepse dora ka shumë lidhje dhe mund të kishte kapur gjakun, nervat, çdo gjë dhe mund të degradonte situata. Kështu që, këshilla më e mirë është ta kontrollojmë veten për këto gjëra”, shprehet ajo.
Konkurrentja shtoi gjithashtu se gjyshja e saj ishte diagnostikuar me të njëjtën sëmundje dhe për pasojë kishte ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.
Rrëfimi i saj vjen pasi një zarf i bardhë nga produksioni, u tha banorëve të tregonin një histori personale apo një ngjarje të një të afërmi, që ka përjetuar një sëmundje serioze.