Heidi Baci dhe Romeo Veshaj

Heidi konfirmon ndarjen nga Romeo? Veprimi i fundit i ish-banores së BBV ngre dyshime në rrjet

5 Nëntor, 12:47| Përditesimi: 5 Nëntor, 12:52

  • Share

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj ishin një nga çiftet më të përfolur në Big Brother VIP 3, të cilët arritën të shkonin deri në finalen e madhe.

Madje në një nga emisionet e këtij programi ata u ‘martuan’ dhe shkëmbyen unazat - Heidi u vesh me fustan nusësrie dhe Romeo u bë dhëndër.

Megjithatë përflitet se lidhja e tyre ka përfunduar. Dhe kjo për shkak të një veprimi që Heidi ka bërë në llogarinë e saj në Instagram.

Jo vetëm që ka hequr postimet me të, por Heidi gjithashtu ka fshirë edhe Story-t e momenteve që kanë kaluar së bashku

Një gjë të tillë e bëri pak kohë më parë dhe Romeo, i cili vendosi të fshinte çdo postim nga Instagram-i, përfshirë dhe ato me Heidin.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?