VIP & Spektakël

‘Hej jam gjallë’, Djalit të Inva Mulës dhe Pirro Çakos i ndodh e papritura

19 Shkurt 2019, 18:09| Përditesimi: 19 Shkurt 2019, 18:11

  • Share


Anthony Çako është djali i kantautorit Pirro Çako dhe sopranos Inva Mula. Ai ka treguar në Instastory një ngjarje tronditëse që i ka ndodhur në kryeqytetin e Francës.

Anthony është sulmuar nga dy moshatarë të tij teksa ishte duke shkuar për në shtëpi.

 “Për pak më grabitën dy djem në moshën time, në mes të parkut, vetëm 5 minuta larg apartamentit tim. Disa njerëz duhet të rregullojnë jetën e tyre në vend që të merren me vjedhjen e telefonave të të tjerëve.’ ka shkruar ai i indinjuar. Në postimin pasues ai ka treguar se gjithçka është në rregull.

‘Por jam gjallë dhe e kam telefonin tim”,-ka qetësuar ndjekësit Anthony, muzikanti më i ri i familjes.

1/2
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?