Ekonomi

Hekurudha Durrës- Prishtinë, do të kushtojë 750 mln euro! Mbaron studimi i fizibilitetit

1 Mars, 14:26| Përditesimi: 1 Mars, 14:31

  • Share

TIRANE- ‘Hekurudha kuqezi’ është një hap më afër realizimit. Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projekt ideja për hekurudhën Durrës-Prishtinë.  Ky studim është prezantuar për të dyja palët Shqipërinë dhe Kosovën, duke i hapur rrugën sigurimit të financimit për këtë projekt.

Ky projekte pritet të kushtojë rreth 750 milionë euro.

Hekurudha që lidh Durrësin me Prishtinën, ka rëndësi jo vetëm për transportin e mallrave dhe qytetarëve por do të përdoret edhe për qëllime ushtarake. Hekurudha pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit, pritet të kalojë nga Durrësi, drejt Milotit, Mjedë, Shkodër, Gjakovë dhe më pas në Prishtinë.

Foto: Gjurma e hekurudhës
 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?