Hekurudha Durrës-Prishtinë, Balluku: Do nisim projektin! Ministri i Kosovës: Rrit shkëmbimet tregtare

31 Janar 2022, 17:05| Përditesimi: 31 Janar 2022, 18:03

  • Share

Ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë, ishte qëllimi kryesor i bisedimeve të ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku dhe homologut të saj kosovar Liburn Aliu në Portin e Durrësit.

“Porti duhet të lidhet me hekurudhën, do të krijohet mundësinë që mallrat që vijnë në Portin e Durrësit të mos kenë destinacion vetëm Kosovën por të gjithë rajonin” tha ministri Kosovar Aliu.

“Në këtë projekt jemi angazhuar të dyja qeveritë kanë vënë buxhet nga të dyja krahët për nisjen e studimit të fizibilitetit dhe kohë për të bërë studimin, dhe menjëherë pas marrjes së studimit të fillojmë dizajnimin e projektimit të detajuar për të hapur garën për të ndërtuar hekurudhën” tha Balluku.

“Projekti i hekurudhës do të ketë edhe ndikim mjedisor, pasi nuk do të vijnë 40 kontejner por do të jetë një tren që do ti marrë të gjithë”, tha Aliu.

Ministrja Balluku njohu homologun e saj edhe me projektin ambicioz të qeverisë për ta kthyer portin aktual, në një port turistik.

“Kemi bërë një analizë të thelluar, studim fizibiliteti dhe gjithçka tjetër të cilat na kanë nxjerrë një rezultat të qartë, që porti Ndërkombëtar Komercial i Durrësit duhet të s’postohet në një zonë industriale dhe duke i lënë mundësinë qytetit të kthehet në një hotspot turistik të Mesdheut. Do të vazhdojnë operimet këtu, duke krijuar sa më shumë hapësirë këtu për nisjen e projektit në muajit në vijim për nisjen e projektit të ballinës ujore dhe të marinës së jahteve”, tha Balluku.

Ndërtimi i portit turistik të Durrësit do të kushtoj rreth 2 miliardë euro, dhe po projektohet nga Emar Grup, ndërsa shërbimet që kryhen aktualisht aty, ngarkim-shkarkim mallrash apo dhe përpunim i tyre do të transferohen gradualisht në Porto Romano.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?