Hekurudha Durrës-Prishtinë nga Shkodra drejt Gjakovës, kalon edhe mbi gjurmën e Vorë-Hani i Hotit! Projekti dorëzohet këtë vit! Kostoja, 700 mln euro

14 Janar, 15:11| Përditesimi: 14 Janar, 15:19

  • Share

Hekurudha që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit.

Varianti i paralajmëruar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama e që është mbështetur nga ministri i Kosovës Liburn Aliu, parashikon që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë.

Nëse vihet në zbatim ky projekt, me itinerar nga Shkodra, Hekurudha Durrës-Prishtinë, do të jetë pjesërisht e ndërtuar. Do të bëhet vetëm pjesa Durrës-Vorë, ndërsa linja nga Vora deri në Shkodër (Vorë, Laç, Lezhë, Mjedë, Shkodër-Hani i Hotit) do jetë e ndërtuar si pjesë e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit e cila kalon për në Mali të Zi, dhe mbetet për t’u ndërtuar vetëm linja nga Shkodra drejtë Gjakovës për të përfunduar në Prishtinë.

Një zgjidhje e tillë mund të ulte edhe kostot për ndërtimin e gjithë projektit, i cili nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është thënë se ndërtimi i hekurudhës kushton 700 milionë euro.

Për këtë projekt aktualisht është shpallur fituesit i tenderit që do të bëjë studimin e fizibilitetit dhe projekt-idenë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Bashkimi i dy operatorëve “ILF Consulting Engineers Austria GmbH” - ABKONS SH.P.K. që u shpallën fitues kanë afat deri në fund të këtij viti për të bërë studimin dhe për të ndërtuar projekt idenë e hekurudhës ku një nga pikat është edhe identifikimi i gjurmës ku do të kalojë ajo.

Në buxhetin e vitit 2024 janë vënë në dispozicion të projektit të fizibilitetit për këtë hekurudhë 50 milionë lekë.

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, po ndërtohet me financim nga institucionet ndërkombëtare si BERZH, Banka Evropiane e Investimeve apo ËBEF dhe kalon në 7 bashki Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Vau Dejës, Shkodër dhe Malësi e Madhe.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • treni: 14/01/2024 22:15

    Po ndërtoni njëherë Hekurudhën Durrës - Tiranë që është më e shkurtër dhe e kollajshme dhe ka qënë një herë e ndërtuar e kështu mund që të përdoret e njëjta trase. ASNJË KRYEQYTET NË TË GJITHË BOTËN NUK ËSHTË SI TIRANA, PA STACION TRENI DHE HEKURUDHË.

    Përgjigju
    • Socialisti: 15/01/2024 07:39

      Hekurudha Durrës-Tiranë është diçka shumë e vogël. Ne jemi duke bërë projektin Durrës-Moskë-Washington.

  • AGIM SINOIMERI: 14/01/2024 19:56

    Hekurudha Durrës - Prishtinë e cila do të duhej të quhej (HEKURUDHA E KOMBIT) nuk ka shumë rëndësi nga do të kalojë, por në një pikë ka jashtëzakonisht rëndësi: gjithësesi duhet të kalojë pranë qytetit të Prizrenit. Arsyet janë shumta: Prizreni është kryeqyteti shpirtëror i të gjithë shqiptarëve në gadishullin Ballkanik (Lidhja Shqiptare e Prizrenit), të gjitha rrugët e trojeve shqiptare çojnë për në Prizren, sidomos ajo Prizren-Tetovë, e cila më së largu brenda gjysmës së dytë të këtij viti do filloj së ndertuari. Me këtë rrugë u lehtësohet shumë qarkullimi i shqiptarëve nga republika e Maqedonisë (V) në hapsirën gjithëshqiptare. Hekurudha në fjalë pa vèshtirësi mund të ketë edhe një segment Gjakovë-Prizren - qytete këto pranë njëri-tjetrit dhe me një terren jashtëzakonisht të përshtatshëm për hekurudhë.

    Përgjigju
  • Askushi: 14/01/2024 17:47

    Shume mirë që do rindertohen disa segmente të hekurudhës dhe plane për të ndërtuar të reja, po nuk po dëgjoj në ka plan për rindërtim e pjesës së mbetur nga Rrogozhina në Vlorë, ku mund të bëhet dhe zgjatja në aeroportin e ri të Vlorës që mbaron në fund të vitit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?