Pamje nga kantieri në hekurudhën Tiranë-Durrës

Ekonomi

Hekurudha e re Tiranë-Rinas-Durrës, vijon puna për ndërtimin e 8 stacioneve! Dorëzohen në fillim të vitit 2026, fondi 10,2 mln euro!

18 Gusht, 15:53| Përditesimi: 18 Gusht, 15:57

  • Share

Në kantierin e hekurudhës Tiranës-Rinas-Durrës po punohet me ritme të larta për ndërtimin e 8 stacioneve të kësaj linje hekurudhore, ku shumica e tyre do të jenë të reja.

Drejtori i hekurudhave Shqiptare, Ergys Verdho, shpjegon se punimet kanë nisur nga muaji qershor dhe kjo është kontrata e dytë, që nuk ishte parashikuar tek e para. E para kishte ndërtimin e hekurudhës (shina dhe trase), kurse e dyta është ndërtimi i stacioneve.

“Kjo është kontrata e dytë, pasi nuk ishte në të parën ndërtimi i stacioneve. E para kishte ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë dhe aeroporti i Rinasit. Kontratë e re me vlerë 10.2 mln euro, me kredi të marrë nga BERZH-i, punomet nisën në qershor, janë 8 kantiere ku kanë nisur punimet. janë stacionet e Kasharit, Vorës, i Tiranës që do jenë të rinj, Sukthi, Shkozeti dhe Durrësi, ndërsa këtu janë edhe dy stacionet ekzistuese që do rinovohen, ai në Durrës dhe i madhi në Tiranë”, tha ai.

Gjithashtu theksoi se po punohet edhe me infrastrukturën për të ardhmen, ku parashikohen edhe trenat elektrikë.

Në lidhje me afatet e punimeve në stacione ai shpjegoi se “brenda vitit shpresojmë të mbyllet”. Teksa në fund të tremujorit të parë të vitit 2026 pritet të dorëzohen dhe të vihen në funksion, pasi të përfundojë edhe sinjalistika.

“E para të lidhet me të dytën, ku sinjalistika, elektronika të jetë e lidhur me stacionet dhe në funksion, për ta certifikuar linjën me telekomunikacionin dhe sinjalistikën. Dorëzohet në fund të tremujorit të parë të vitit 2026. I ndërtuar me grante dhe kredi”, u shpreh Verdho.

Sipas projektit, stacioni qendror i trenit, ai tradicionali në Tiranë, do të kthehet në një vepër arti me arkitektë dhe do ketë një stacion edhe në zonën e universitetit i emëruar ‘Epoka” (vetëm për ndalesë), i posaçëm për studentët.

Për të ardhmen, në projekt është Hekurudha e Kombit, që do lidhë dy vendet me portin e ri në Porto Romano si dhe ajo në Vlorë, në zonën e aeroportit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?