Kemi mbi 35 vjet qe 95 perqind prej nesh nuk e kemi pare me hekurudhen dhe trenin. E megjithate, eshte transporti me i perdorur ne te gjitha vendet perreth nesh, madje edhe ne vendet me te zhvilluara. Po pse? Sepse eshte transport komod dhe i lire. Dhe me trenat elektrike, leviz shpejt dhe pa ndjere zhurme.
Hekurudha më e shpejtë e Shqipërisë
Pak ditë më parë, qeveria jonë nënshkroi marrëveshjen e kthyer në ligj në Kuvend, për të përfituar një kredi të butë në masën 98.8 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, të gjatë 120 kilometra.
Në mars 2024, qeveria nënshkroi një tjetër marrëveshje, po për këtë hekurrudhë, për një tjetër kredi të butë, kësaj rradhe nga Banka Evropiane e Investimeve, me vlerë 100 milionë euro.
Kosto tërësore e hekurrudhës do të shkojë 373 milionë euro, ku, krahas dy kredive të buta nga dy bankat e mësipërme dhe parave dhuratë(grante) nga Korniza e Investimeve e Ballkanit Perëndimor, një strukturë e Procesit të Berlinit dhe e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, një pjesë e financimit do të mbulohet edhe nga buxheti ynë i shtetit.
Punimet në terren për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit do të nisin në dhjetor të këtij viti. Kjo linjë hekurudhore, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë, do të ndërtohet sipas parametrave të linjave hekurudhore moderne të sotme të Bashkimit Evropian.
Kreditë e buta që qeveria jonë po merr nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe nga Banka Evropiane e Investimeve, do të shlyhen brenda 17-20 viteve. Hekurudha e re do të jetë tërësisht e elektrifikuar, ndërsa shpejtësia e lëvizjes së trenave të saj do të jetë deri në 120 kilometra në orë. Në këtë mënyrë, koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit do të jetë 2 orë, gjë që nuk ndodh asnjëherë me rrugën automobilistike sot, sado e pangarkuar nga trafiku të jetë ajo.
Qytetarët do të mbërrijnë në destinacionin që duan më shpejt dhe më lirë! Projekti parashikon ndërtimin e 12 stacioneve hekurudhore, ndërtimin e një tuneli me gjatësi 320 metra, si dhe ndërtimin e 12 urave.
Hekurudha parashikohet që të ketë një fluks prej 2.3 milionë udhëtarësh që në vitin e parë të funksionimit të saj, fluks që do të rritet me kohën, si dhe do të transportojë një vëllim mallrash prej 900 mijë tonësh në vit.
Ajo do të përfaqësojë një çlirim të vërtetë të kostove për qytetarët tanë, pasi konsumi i karburantit të makinave të tyre për t’u zhvendosur nga Durrësi e Tirana për në Shkodër e më tutje saj, është sot katërfish më i lartë, se sa vlera e biletave për të udhëtuar me trenin e ri!
Për të mos folur për amortizimin e makinave të qytetarëve dhe ndotjen e rëndë të mjedisit, nga gazrat nga automjetet me karburant, që sot përbëjnë 94 përqind të numrit të automjeteve që lëvizin nga Durrësi e Tirana për në Shkodër, si dhe anasjelltas. Apo për stresin e udhëtimit në një rruge tejet të ngarkuar, si dhe numrin e lartë të aksidenteve automobilistike, sidomos në aksin Tiranë-Laç-Shkodër.
“Trëndafili” i hekurudhave shqiptare
Fjala “Trëndafil” është një term teknik i përdorur në teknologjitë e infrastrukturës, për të nënkuptuar një rrjet të dendur veprash për transportin e qytetarëve dhe mallrave. “Trëndafili” i hekurrudhave shqiptare përbëhet nga tre “petale” kryesore.
Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës
Projekti Tiranë-Rinas-Durrës është i pari për modernizimin e rrjetit tejet të amortizuar hekurudhor në vend. Në tetor 2020 u shpall kompania fituese e tenderit të prganizuar nga Komisioni Evropian, kompania italianie INC S.P.A .
Kompania do të bëjë rehabilitimin e lidhjës hekurudhore 34.2 km midis Tiranës dhe Durrësit, si dhe ndërtimin e kilometrave të linjës së re hekurudhore midis Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit.
Gjithsej kostoja totale e projektit është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant nga Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe 36.9 milionë euro janë nga kredia e butë e BERZH-it. Pjesa e mbetur do të financohet nga qeveria shqiptare.
Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit të Procesit të Berlinit, e cila synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën Perëndimore. Trenat e vjetër do të zëvendësohen nga trena me shpejtësi të lartë rreth 100 km/h. Qytetari do të shkojë nga Tirana në Durrës në 22 minuta.
Hekurudha Durrës-Rrogozhinë
Financimi do të përdoret për rindërtimin e linjës 33.5 km ndërmjet Durrësit dhe Rrogozhinës, kësaj rradhe me tren elektrik. Fondi i dhuruar nga Bashkimi Evropian është 62.5 milionë euro në këtë investim. Hekurudha do të përfundojë në vitin 2028. Do kemi në pak vite rilindje të mirëfilltë të sistemit tonë hekurudhor.
Puna do të përfshijë elektrifikimin, si dhe sistemet e sinjalizimit dhe telekomunikacionit. Linja në Shqipëri do të jetë pjesë e Korridorit të VIII-të Pan-Evropian, i cili lidh Italinë Jugore me Detin e Zi.
Tek ne, segmenti hekurudhor Durrës-Rrogozhinë është pjesë e linjës hekurudhore Durrës – Pogradec, e cila parashikohet të lidhet me Maqedoninë e Veriut në fshatin Lin. Projekti përfshin zgjerimin e trasesë nga Shkozeti në Rrogozhinë, në një gjatësi prej 33.1 km, si dhe ndërtimin e urave të reja, në përputhje me standardet europiane dhe kushtet gjeologjike-inxhinierike e sizmologjike të zonës së projektit.
Hekurudha Durrës-Rrogozhinë është pjesë e planeve për shtrirjen e Rrjetit Rrugor dhe Hekurudhor të Bashkimit Evropian TEN-T në Ballkanin Perëndimor. Financimi i saj përfshihet në paketën e gjashtë financiare të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, me një financim total prej 16.6 miliardë eurosh, i cili synon përfundimisht të hapë rrugën për pranimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, për t'u anëtarësuar lehtësisht në BE, me ndërlidhjen rrugore dhe hekurudhore të garantuar.
PUNE TE MIRA TE QEVERISE
Përgjigju