Punimet për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas vijojnë me intensitet të lartë.
Ministria e Infrastrukturës thotë se në vend ka mbërritur makineria moderne “Tamping”, që është vetëlëvizëse e montuar në hekurudhë.
Kjo makineri po përshkon të gjithë hekurudhën duke bërë të mundur nivelimin e çakëllit nën shinat.
Ministria thotë se kjo makineri rrahëse është thelbësore për punimet pasi korrigjon shtrirjen e shinave për t'i bërë ato paralele dhe në nivel.
Linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas do të jetë një linjë tërësisht elektrike, dhe punimet pritet të përfundojnë plotësisht pranverën e vitit 2025.
Komento
Dhe te mendosh qe nivelimin dikur e kane bere aksionistet me krahet e tyre e me mjete arkaike e pa u paguar nga shteti dhe punonin me norme e megjithate hekurudhat perfundoheshin ne kohe rekord.Sot me gjithe keto makineri e modernizma,po restaurohet nje hekurudhe ekzistuese dhe punimet s'kane te sosur! Kur do t'a perfundojne,ne shek.XXII?!
Përgjigju