Ekonomi

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Qeveria kërkon tjetër kredi 40 mln €: 8 stacione me vlerë 10.5 mln euro, u rritën kostot e ndërtimit

6 Janar, 18:59| Përditesimi: 6 Janar, 19:32

  • Share

Me tren... nga Tirana në Durrës? Për këtë udhëtim duhet të presim dhe disa muaj, pasi ende po kërkohen para shtesë për mbylljen e këtij projekti.

Qeveria kërkon të marrë edhe 40.7 milionë euro hua nga BERZH për mbylljen e punimeve për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe për ndërtimin e linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Përmes një projektligji të depozituar në kuvend nga Këshilli i Ministrave kërkohet të rishikohet marrëveshja e parë e huasë me BERZH, ku planifikohej kredia në vlerën 36.8 milionë euro, dhe të zëvendësohet me vlerën 77.5 milionë euro. Kjo shtesë e vlerës së huasë thuhet në relacion do të shërbejnë për ndërtimin e 8 godinave të stacioneve hekurudhore me vlerë 10.5 milionë euro.

Gjithashtu, do të financojë edhe shtesën e kostos së projektit, ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore me vlerë rreth 29 milionë euro, si dhe financimi shtesë i kontratës së mbikëqyrësit të punimeve, me vlerë 1.2 milionë euro. Në relacion thuhet se afati i zbatimit të projektit është data 31 gusht 2025, kurse hekurudha pritet të jetë gati për të udhëtuar në fillim të vitit 2026.

Ky projekt është bashkë financuar nga BE me një grant investimi prej 35.5 milionë eurosh dhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) përmes kredisë së parë në vlerën 36.8 milionë euro.

Linja hekurudhore do të jetë një linjë tërësisht elektrike, do të ketë 8 ndalesa dhe për të shkuar nga kryeqyteti në Durrës do të duhen vetëm 22 minuta, kurse deri në Rinas 12 minuta.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

 

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liu: 07/01/2025 00:40

    Ore, keni mend ne koke ju apo jo?! Hekurudha Elbasan-Durres ne kohen para viteve '90, kishte 8-9 stacione per nje gjatesi afersisht 80 km. Ju sot po e beni si urban, 8 stacione per me pak se 40km rruge?! Dhe pretendoni ta beni per 22 minuta?! Sikur 2 min te qendroje treni ne stacion, do i duhet 16 minuta vetem qendrim neper stacione. I bie qe e gjithe rruga 35-40 km, te zgjase jo me shume se 6 minuta. Po e beni trenin si Formula 1, me 8 pitsop...

    Përgjigju
    • Ariu: 07/01/2025 08:14

      Ate mendova 8 stacione per 40 km hahahahahahaha o hajdutet e mutit qe skeni te ngopur.

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?