Në fund të korrikut mund të fillojnë punimet për rehabilitimin e Hekurudhës Tiranë-Durrës, si dhe ndërtimin e një zgjatimi të ri Kashar-Rinas. Zëvendësministri i Infrastrukturës Artan Shkreli thotë për Report TV se, nëse nuk ka vonesa, në verë nënshkruhet kontrata.
“Nga pikëpamja teknike, nëse nuk kemi vonesa, që vijnë si rezultat i ankimimit të kompanive dhe kohërave që zgjasin këto ankimime në entet përkatëse, kontrata duhet të nënshkruhet në verë të këtij viti. Dhe nëse ne e nënshkruajmë kontratën në fund të qershorit, punimet nisin në fund të korrikut”, u shpreh Shkreli.
Në garë për këtë projekt që kap vlerën e vlerën e 90.5 milionë eurove, ku pjesa më e madhe do të paguhet nga BERZH, janë 6 kompani të huaja. Shkreli shprehet se pas datës 10 mars fillon shqyrtimi i ofertave ekonomike.
“Këto 6 firma në këtë moment, komisioni është duke iu vlerësuar ofertat teknike të tyre. Pra, mënyra se si ata do të operojnë në këtë projekt kaq të rëndësishëm hekurudhor, proces i cili ka ecur normalisht dhe brenda 10 ditëve të para të muajit mars, fillon shqyrtimi i ofertave ekonomike. Do pritet një raport nga ana e BERZH, e cila monitoron të gjithë procesin”, shpjegon zëvendësministri.
Ndërkohë referuar kritikës së Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku se Ministria e Financave nuk ka akorduar fondin e shtetit shqiptar parashikuar për këtë projekt, Shkreli thekson se pagesa për TVSH-në e projektit do të jepet nga buxheti, pasi është gjetur konsensusi mes dy ministrive.
“Pjesa e TVSH-së do të jepet nga buxheti i shtetit. Ky fond do të alokohet shumë shpejt nga Ministria e Financave”, thotë Shkreli.
Po ashtu zëvendësministri shpjegon se hekurudha do të jetë e rrethuar nga të dyja anët, në mënyrë që të mos kalojnë qytetarët. Sipas tij është gati edhe fatura për shpronësimet që do të kryhen për këtë projekt.
Hekurudhe jo vetem ne tirane-durres por edhe shkoder-sarande,,tirane-korce,,dhe tirane-kukes...
PërgjigjuJu kujtohet ndonjerit kur arrinte treni ne Pogradec para viteve 90 kur dyndeshin njerezit si per te hyre e si per te dale,disa nga dyert e disa nga dritaret?Tamam kafshe.Hekurudha duhet te vazhdoje dhe ne jug .Shpresojme qe do merren masa per parandalimin e vjedhjes se shinave e thyerjes se xhamave te trenave nga njerezit qe banojne afer shinave.
PërgjigjuJa ku ka vende te lira pune. Dergojini 175 te burgosurit qe liruat te punojne në hekurudhe
PërgjigjuTe gezojme rrjetin 5G se per hekurudhen spo e rruajme fare qe jemi te fundit ne planet.
PërgjigjuHekurudha kalon mes për mes në Shqiperi e mbushur me fshatra e fshatarë neandertale. Deri para 90 PPSH te shkulte dhembet me dare po të demtoje hekurudhen. Pas prishjes se shtetit e rendit fshatarët e derrmuan hekurudhen ashtu sic derrmuan shkaterruan e degjeneruan cdo gje, qytete e rruge, pyje e lumenj, male e fusha. Cdo gje e vodhen e shkretuan e e shkaterruan e shemtuan ashtu sic kanë kokat e tyre te shtrembera.
PërgjigjuPse mbahen fshehur 6 kompanite garuese?pse nuk tregohen ne menyre qe skandalet te zbulohen para firmes dhe jo pas
PërgjigjuLum si ne qe pas 30 vitesh do te behemi perseri nje vend me hekurudhe. Sistemi komunist shume te keq e kishte transportin hekurudhor, por pas 90-es ky transport u degradua keqazi, sa askush nuk merrte mundimin ta perdorte me Prisnim nga sistemi i ri ti modernizonte hekurudhat, te shronte shina te reja, deri ne skajet e humbura te Shqiperise, madje duhet te ishin elektrike. Si tha Saliu per linjen moderne Rinas--Tirane, qe ishte firmosur nga Nano, tha se nuk e ndertonte se institucionet financiare do te thonin qe ju beni investime te tilla moderne dhe nuk klasifikoheni pastaj per ndihma per buken e gojes.Ne sipas Sales duhet te ishin nje vend me standartet e Afrikes dhe nuk duhet te meritonim nje linje moderne nga aeroporti per ne kryeqytet. Keshtu eshte po bere kuzhinier bythen, mut do hash.
PërgjigjuShkrel nuk ndertohet infrastruktura me kete strategji si qethu sit e rrou mot. Shqiperia per cdo vonese ne veprat e infrastruktures humb ne teper nga investimi.Shpejtesi dhe lerini pazaret pwr nenshkrimin e kontratave . Keni pergjegjesi publike dhe penale per cdo abuzim me oarate published ke qe sidomos kane shkak kompanite e huaja fantazem ise off shore qe bejne sikur falimentojne dhe lene pergjysem veprat.Me mire kompanite shqiptare se ata te huaja por vetem jo me PPP qe jane nje deshtim si model ekonomik . Hekurudha duhet rindertuar se trasete jane por vetem shinat dhe tranvesrat dihen nderruar
PërgjigjuDmth , Shqiperia i vetmi vend pa hekurudha, po shikon nje drite jeshile ne horizont.... Mbi 15 vjet tender me ne fund do jepet zgjidhje ,?? Me qindra tendera qe jane bere, me miliona euro te hedhura nga qeverite nga taksat e popullit, ky vend duhet ti kishte rruget e autostradat sot si Gjermania. Ministria e transportit apo infrastruktures ne cdo qeveri ka qene vetem per vjedhje e abuzime duke e lene shqiperine me rruge mesjetare
Përgjigju