Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, me standarde për tu përdorur dhe për qëllime ushtarake! Kredia 98 mln euro nga BERZH kalon tek 'Ligjet'

27 Maj, 18:26| Përditesimi: 27 Maj, 19:31

  • Share

Komisioni i Ligjeve i dha sot dritën jeshile marrëveshjes së huasë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit.

Projektligji për marrjen e kredisë prej 98 milionë e 750 mijë euro nga BERZH u miratua me 13 vota pro.

Veç transportit të pasagjerëve dhe mallrave, vepra infrastrukturore që lidh Shqipërinë me Malin e Zi do të jetë e ndërtuar me ato standard që mund të përdoret dhe për qëllime ushtarake.

"Siguria do të jetë në nivelin e BE-së. Janë financuesit që nuk do të toleronin asnjë standard të ulët për këtë element. Duke e bashkëreduar në lidhje me standardet e pjesën e transportit po të duhet dhe për qëllime ushtarake. E ritheksojmë të gjithë insfrastruktura është në nivele europiane dhe do të duhet të jenë të standardeve që i shërbejnë dhe qëllimeve ushtarake. Përvec qëllimeve civile që sapo biseduam do i shërbejnë qëllimeve më madhore, që ka të bëjë me sigurinë e rajonit”, tha Enkeleja Muçaj, zëvendësministre e infrastrukturës dhe Energjisë.

Projekti parashikon që hekurudha e re të jetë e elektrifikuar ndërsa shpejtësia e lëvizjes së trenave do të jetë deri në 120 kilometra në orë dhe koha e udhëtimit nga Vora-Han i Hotit  do të zgjasë 2 orë.

Rehabilitimi do të nisë brenda këtij viti do të përfundojë në vitin 2030.

Kostoja totale e këtij projekti është 373 milionë euro, një pjesë e së cilës do të mbulohet edhe nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga BERZH, BE përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Banka Evropiane e Investimeve.

Projekti parashikon dhe ndërtimin e një tuneli prej 320 metra, 12 ura të reja dhe pritet të ketë një fluks udhëtarësh që shkon deri 2.3 mln në vit dhe volum mallrash 900 mijë ton në vit.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/05/2024 03:45

    Dhe nder te parat obj. qe do te bombardohen ne rast lufte,thjesht sepse dicka qe duhet te ishte sekret shteteror u be publike nga zv/ministrushja ,zonjeza Mucaj!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?