Foto ilustruese

Sociale

Hekurudhë afro 8 km nga Porto Romano në Sukth, Autoriteti Portual Durrës hap tenderin me vlerë mbi 23 milionë lekë për projektin

6 Gusht, 12:10| Përditesimi: 6 Gusht, 12:36

  • Share

Autoriteti Portual Durrës ka hapur një tender me vlerë 23,682,375 lekë për të hartuar projektin e detajuar teknik “Linja hekurudhore Porti Porto Romano - Sukth”.

Pas ndërtimit të portit të ri tregtar në Porto Romano, ende projekt në fazë tenderimi, synimi është që transporti i mallrave të bëhet përmes rrjetit hekurudhor shqiptar. Kjo linjë e re hekurudhore me gjatësi 7879 metra do të jetë vetëm në funksion të transportit të mallrave dhe do të jetë pjesë integrale e hekurudhës Durrës-Tiranë, thuhet në dokumentet e tenderit.

Edhe kjo linjë hekurudhore që do të lidhet me stacione te hekurudhës Tiranë-Durrës do të jetë e elektrifikuar. Të gjitha kompanitë e interesuara për këtë tender duhet të dorëzojnë ofertat deri më 08 shtator 2025.

“Parametrat teknike të ndërtimit të linjës hekurudhore Porto Romano – Sukth, duhet të lejojnë operimin e trenave të mallit, të cilët do të qarkullojnë nga rrjeti hekurudhor shqiptar, në rrjetin hekurudhor te BE dhe anasjelltas. Për këtë qellim të gjithë treguesit e performancën së linjës hekurudhore si: ndërtimi i infrastrukturës hekurudhore, skartamenti i linjës hekurudhore, kapaciteti mbajtjes i ngarkesës së trasesë etj, duhet të jenë të njëjta me standardin e sistemit hekurudhor te BE, në fushën e Infrastrukturës. Në këtë kuptim, linja hekurudhore Porto Romano – Sukth, do të ndërtohet me parametrat teknike, në përputhje me Standardet dhe Normat Evropiane për Hekurudhat si dhe Kodin Hekurudhor Shqiptar. Linja hekurudhore që shtrihet nga lidhja me rrjetin hekurudhor kryesor deri në hyrje të portit të Porto – Romanos është e gjate 7879 metra. Në linjën hekurudhore do të ushtrohet vetëm trafik hekurudhor i transportit të mallrave”, thuhet në dokumentet e tenderit.

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

K.M/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?