Politikë

Helidon Bushati: Rama në Shkodër do mbahet mend për punëtorët që do sjellë nga Bangladeshi! Pampuri: PS në delir që kërkon 20 mandate në Tiranë

2 Prill 2021, 23:12| Përditesimi: 2 Prill 2021, 23:17

  • Share

Orjola Pampuri dhe Helidon Bushati me arsyetimin se qeveria ka dështuar në 8 vite nuk mund të kërkojë një mandat të tretë dhe se PS do të humb më 25 prill. Të ftuar në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, Orjola Pampuri e renditur e 15-ta në listën e PD në Tiranë, tha se demokratët synojnë 19-20 mandate, ndërsa e cilësoi të paimagjinueshme që PS të kërkojë një mandat të 3-të pas 8 vitesh dështim. E pyetur nëse PD do të njoh rezultatin në zgjedhje nëse humb, Pampuri tha se është bërë gjithçka për ruajtjen e votës, madje edhe ndërkombëtarët po bëjnë thirrje për qytetarët që të mos e shesin votën dhe për këtë tha ajo në fund do të pranohet zgjedhja e qytetarëve.

"19-20 mandate kemi synim në Tiranë. Pas 8 vitesh dështim PS ka kaluar në delir kur thotë se do të marrë 20 mandate. Të shohësh atë që po ndodh çdo ditë është e paimagjinueshme që PS kërkon mandat të tretë. Kemi dëgjuar thuajse çdo ditë SHBA dhe BE për qytetarët të ruajnë votën e tyre. Për aq kohë sa kemi marrë masa për të mbrojtur votën, kemi tërhequr vëmendjen e SHBA për të ruajtur votën  dhe nëse kjo votë në fund do të jetë zgjedhja e qytetarëve, sigurisht që do e njohim rezultatin! Besoj se kemi fitore të thelle për PD dhe humbje te thellë për PS", tha Pamapuri.

Ndërsa Helidon Bushati, i renditur i pari në listën e PD në Shkodër, tha se ky qark është më i diskriminuari në lidhje me investimet, ku merr vetëm 1/23 e investime që merr Vlora apo 1/18 e investimeve që merr Korça. Bushati tha se Rama nuk ka për të fituar në Shkodër dhe se ai do të mbahet mend aty vetëm se do të sjellë punëtor nga Bangladeshi në një kohë kur papunësia në Shkodër është në rritje. Bushati tha se ka indicie se po blihet vota dhe se përfaqësues të PS po drekojnë me persona të inkriminuar.

"Qarku i Shkodrës ka qenë më i persekutuari për sa i përket investimeve. Shkodra merr 1/23 që merr Vlora ose 1/18 që merr Korça. Rama erdhi në Shkodër për të sjellë punëtorë nga Bangladeshi kur papunësia në Shkodër është në rritje dhe  bëri shenja ofenduese, për këtë do mbahet mend. Përfaqësues të PS drekojnë me persona të inkriminuar, kemi indicie se po tentohet te blihet vota dhe kemi bere denoncimet në institucionet përkatëse", tha Helidon Bushati.  


Lajmi kryesor:

Bushati: Me 26 prill PS do jetë forca e parë politike! Beqaj: Topalli dhe Patozi në Shkodër i marrin vota PD-së


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?