Helidon Gjergji çel ekspozitë në kryeministri, mesazhi i artistit: Kur fëmijët u shkëputën nga interneti, idetë e tyre ishin të mrekullueshme

28 Janar 2022, 07:27| Përditesimi: 28 Janar 2022, 07:35

  • Share

TIRANË- Artisti Helidon Gjergji është kthyer nga Amerika në Shqipëri me një ekspozitë në Qendrën për hapje dhe Dialog në Kryeministri që titullohet “Në kërkim të artit”.

Ekspozita u çel në praninë e kryeministrit Edi Rama.

Ekspozita e organizuar me një grup fëmijësh EMA, Era dhe Drin Xhafa, si dhe Alvi e Livia Gjergji, është kuruar nga kritikja e njohur e artit Santa Nastro. 

Ajo foli për mesazhet e veprës së artistit:

“Ekspozita në kërkim të artit na jep mundësinë të reflektojmë mbi mekanizmat tanë të mendimit dhe marrëdhëniet e tyre me internetin, i cili ka ndryshuar ndjeshëm jetën tonë, por edhe mënyrën se si bëjmë pyetje, kërkojmë përgjigje dhe kufijtë që ekzistojnë midis realitetit dhe trillimit mes lajmeve të vërteta dhe lajmeve të rreme, mes një vepre arti dhe një imazhi të thjeshtë.”-tha kuratorja e kësaj ekspozite Santa Nastro. 

Helidon Gjergji rrëfen motivet që lidhen me nostalgjinë e rikthimit në vendin e tij me këtë ekspozitë.

“Kur kishim shkuar pothuajse në fund të organizimit të ekspozitës ndjeva se diccka mungonte. Ideja për pjesëmarrjen e fëmijëve në këtë ekspozitë më erdhi sepse interneti sa vjen dhe po ndikon në ftohtësinë e marrëdhënieve njerëzore. Ku ata u shkëputën disa ditë nga interneti dhe u vunë në punë, idetë e tyre ishin të mrekullueshme”  -tha Helidon Gjergji.

Helidon Gjergji përmes këtij eksperimenti artistik beson se njeriu me inteligjencën e tij, me nevojën për të qenë bashkë, për të qenë social është më i fortë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?