Kultura

Helidon Haliti: Piktorët po bëjnë vepra të mëdha, s’i shpëtojnë ndikimit të situatës (VIDEO)

12 Prill 2020, 13:26| Përditesimi: 12 Prill 2020, 18:16

  • Share

“Qëndroni në shtëpi, sepse secili prej jush është i vyer”. Ky është mesazhi që jep Helidon Haliti në një video për Report TV, duke qëndruar pranë njërës prej veprave të krijuara në ditët e karantinimit, që është autoportreti i tij me maskë. Piktori i njohur rrëfen edhe sesi ndikon në art izolimi i artistëve nga natyra dhe njerëzit. Ndërsa dhe piktorë të tjerë kanë shprehur krijimtarinë e tyre gjatë karantinës.

“Unë ndërkohë duhet të isha në lëndina apo në det për të bërë akuarele”, thotë Haliti, por ai rrëfen se artistët e sfidojmë më lehtë karantinimin, duke bërë punë më eficente. Ndërkohë piktori i njohur beson se gjatë kësaj periudhe, jo vetëm ai, por edhe kolegët e tjerë prodhojnë art të madh. Vetë Haliti e konsideron si një kohë reflektimi dhe dialogimi me artin e tij të krijuar në periudha të ndryshme.

Ne foto Helidon Haliti

/I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?