Helidon Haliti i dhuron Presidencës 'Shqipërinë' në 50 akuarele! Begaj: Institucioni do të jetë i hapur veçmas për studentët e Universitetit të Arteve

24 Nëntor 2023, 17:24| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 17:54

  • Share

Është Shqipëria në 50 akuarele që ekspozohet këtë të premte në Presidencë... Artisti Helidon Haliti ka udhëtuar në periferi e qytete të vendit, dhe këto imazhe të përjetësuara në telajo, ia dhuron institucionit.

“Unë kam udhëtuar në të gjitha vendet e Shqipërisë, këtu janë në akuarele ato peizazhe që në koleksionin tim janë më të shpeshta”, shprehet artisti Helidon Haliti.

Kryesisht akuarelet i ka realizuar në kontakt të drejtëpërdrejtë me subjektin.

“Janë të realizuara në natyre, prej vitit 2014, kur ne një grup artistësh kemi bërë një tur përqark Shqipërisë. Dhe unë krahas pikturës në vaj, realizoja edhe akuarele”, shprehet piktori.

Arti shërben si mjet komunikimi dhe bën bashkë personalitete të artit e kulturës si dhe figura diplomatike. Ndërsa Presidenti Begaj, premton të tjera nisma të ngjashme në ambientet e Presidencës...

“Institucioni ka qenë, është dhe do të jetë i hapur. Natyrisht sot u hap për ‘Mjeshtrin e madh’, piktorin e mirënjohur Helidon Halitin, por kjo sallë do të jetë e hapur për artistët e rinj, veçmas për studentët e Akademisë së Arteve”, shprehet Presidenti Bajram Begaj.

Në krye të këtij viti presidenti Bajram Begaj e dekori artistin me titullin “Mjeshtri i madh”...

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?